Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Unaza, shkolla, qendra për punë sociale, fushat: Përparim Rama prezanton projektet e mëdha në Prishtinën e Re

GD
Gazeta Demos11 tetor 2025 në 10:39
Unaza, shkolla, qendra për punë sociale, fushat: Përparim Rama prezanton projektet e mëdha në Prishtinën e Re

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka vizituar projektet e realizuara në rrugën “Nekibe Kelmendi” dhe Prishtina e Re.

Ai ka theksuar se në rrugën “Nekibe Kelmendi” është bërë punë fantastike, përderisa po ndërtohet edhe shkolla e re.

“Jemi këtu në rrugën Nekibe Kelmendi ku kemi bërë një punë fantastike, poashtu e kemi kryer atje poshtë Rrugën A, këtu afër e kemi edhe shkollën e re që është duke u ndërtu, derisa QMF veç është e kryer dhe në funksion, duke kryer shërbime të mëdha prë qytetarët tanë në mënyrën më të mirë të mundur”, tha Rama në një video në rrjete sociale.

Ai më pas vazhdoi me planet për Prishtinën e Re.

Rama tregoi se si është bllokuar në Ministrinë e Brendshme projekti për Spitalin e Kryeqytetit.

“Këtu jam në Prishtinën e Re, paramendo e kemi projektin e Spitalit të Kryeqytetit të përfunduar, kemi punuar 2 vjet në të, por për shkak që është në përgjegjësi të Ministrisë së Punëve të Brendshme, përkundër faktit që kemi shku në Katar, edhe kemi siguruar fondet prej 75 milionëve, ministri e ka blloku këtë projekt, nuk na e ka dhanë projektin, tash nuk kemi fillu pikërisht për këtë bllokadë, por ne do të vazhdojmë në katër vitet e ardhshme ta ndërtojmë kryeqytetin”, tha Rama më tutje.

Për Prishtinën e Re, Rama bëri të ditur se shkolla po ndërtohet, qendra për punë sociale është afër përfundimit, përderisa edhe pritet të bëhen edhe fusha të reja sportive.

“Në Prishtinën e Re jemi duke përfunduar projekte të mëdha, sikur shkolla atje, Qendra për Punë Sociale që po zhvillohet me intensitet të lartë dhe brenda gjashtë muajve do të kryhet, poashtu kemi kanalizimin e Hajvalisë në përfundim e sipër, e mbi të unaza e kryeqytetit. I shihni ato pjesë që kemi ndarë parcelën për fusha të reja sportive, të cilat janë të ndërlidhura me pjesën tjetër që iu kemi dhanë FFK-së ku zhvillohen ndeshja të shumta, në Hajvali kemi ndërtu stadiumin e ri për Prishtinën e Re. Tash transporti i ri është në të gjitha lagjet, e posaqërisht edhe këtu në Hajvali”, tha Rama.

LDKPrishtina

Më shumë nga Lajme

  • 11:37Ramadani: Kurti po refuzon të zbatojë rezultatin e zgjedhjeve, keqpërdorimi i pushtetit po ia zë frymën Kosovës
  • 11:25Sot i jepet lamtumira e fundit Arianit Çetaj, djalit të rapsodit të njohur Hasan Çetaj
  • 11:21Familja gjakovare dorëzon në polici zarfin e humbur me 3 mijë e 800 euro
  • 11:01Thirrja e fundit e GLPS: Konstituone Kuvendin, Kushtetua është e qartë!
  • 10:59Tërmeti në Japoni, momenti kur kirurgët mbrojnë pacientin me trupat e tyre gjatë operacionit