Pesë ditë kanë kaluar pa asnjë zhvillim të ri nga Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës për çështjen e presidentit.Krerët e dy partive patën zhvilluar takim mbi tri orësh, të cilin para mediave e përshkruan si serioz dhe me “bisedime të thella e të gjera.”
Pas takimit, ata u shprehën se bisedimet kishin nisur dhe se takimi i ardhshëm do të vinte me emra konkretë.Albin Kurti u tregua i rezervuar para gazetarëve në pyetjen se çka ishte prodhuar.
“Tash jemi në bisedimet me serioze me LDK-në…kaq mund të them tash,” tha Kurti.Lumir Abdixhiku tha se diskutimi ishte zhvilluar në frymën e vullnetit të mirë dhe kishte sjellë më shumë qartësi.
“Këtu diskutuam në vullnet të mirë për kriteret dhe profilin potencial për president”, tha Abdixhiku.Sipas tij, palët janë pajtuar se presidenti duhet të mbrojë Republikën dhe të kontribuojë në unitetin politik.
“Kriteret janë të qarta, një presidente që e do dhe mbron Republikën,” tha Abdixhiku.“Dhe një figurë që shtron unitetin politik sipas Kushtetutës”, vazhdoi ai.
Ai theksoi se LDK-ja nuk dëshiron një figurë politikisht të parëndësishme.“Nuk duam presidentë të parëndësishëm”, tha kryetari i LDK-së.
Abdixhiku thoshte se emrat do të diskutohen në takimin pasues, pas konsultimeve të brendshme.“U dakorduam të vijmë me emra konkretë në takimin e ardhshëm.”
“Meqenëse për emrat na duhen konsultime të brendshme”, tha ai.Megjithatë, Abdixhiku mohoi se ekziston marrëveshje politike ndërmjet LDK-së dhe Vetëvendosjes.
“Nuk ka marrëveshje LDK-VV, ajo çështje ka mbaruar”, tha ai.“Ajo çka është e rëndësishme është që ka vullnet për zgjidhje”, shtoi Abdixhiku.
Por pesë ditë pas takimit, mungesa e rezultateve konkrete po ashtu pati nxitur kritika edhe brenda LDK-së.Deputeti Armend Zemaj kishte komentuar kriteret e Kurtit për presidentin.
