Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

U qëllua me pistoletë elektroshok nga karabinierët, vdes 42-vjeçari shqiptar

GD
Gazeta Demos19 gusht 2025 në 13:43
U qëllua me pistoletë elektroshok nga karabinierët, vdes 42-vjeçari shqiptar

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në komunën e Sant’Olcese në Xhenova të Italisë, ku një 42-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Elton Bani, humbi jetën pas goditjes me një pistoletë elektroshok nga karabinierët italianë .

Sipas mediave italiane, fqinjët kishin njoftuar emergjencën për sjellje agresive nga ana e 42-vjeçarit shqiptar. Fillimisht në vendngjarje mbërritën ekipet e ndihmës së shpejtë “Croce Oro di Manesseno”, të cilat, për shkak të vështirësive, kërkuan ndërhyrjen e forcave të rendit.

Dy patrulla karabinierësh mbërritën pak minuta më pas dhe tentuan ta qetësonin 42-vjeçarin, duke i kërkuar dokumentet e identifikimit. Ai dyshohet se i ftoi të hynin në banesë, por gjatë zbritjes së shkallëve shfaqi sjellje të dhunshme. Në atë moment, efektivët përdorën armën elektroshok tre herë për ta neutralizuar. Ndërhyrja rezultoi fatale, duke shkaktuar vdekjen e shqiptarit.

Mjeku ligjor Isabella Caristo ka konstatuar shenja të shumta goditjesh elektrike në trupin e viktimës, ndërsa shkaku i saktë i vdekjes do të përcaktohet nga autopsia, e cila do të kryhet në ditët në vijim.

Prokuroria e Genovas, nën drejtimin e prokurores Paola Calleri, ka hapur një hetim për vrasje nga pakujdesia. Dy karabinierët që përdorën elektroshokun janë regjistruar si të dyshuar, për vrasjen.

Ngjarja vjen vetëm pak orë pasi një rast i ngjashëm u regjistrua në Olbia, ku një 57-vjeçar italian humbi jetën gjithashtu pas përdorimit të elektroshokut nga forcat e rendit.

Më shumë nga Lajme

  • 08:18Avokati i Thaçit flet shkurt: Do të flas pas vendimit
  • 08:09AP: Thaçi, i mbështeturi nga perëndimorët për ta çuar Kosovën drejt pavarësisë, mëson sot fatin e tij
  • 07:12Mobilizimi nis në Hagë, qytetarët mblidhen para Speciales – pamje nga vendi i ngjarjes
  • 07:11Cadman për deklaratat e Vuçiqit: Nëse ka pasur informacion për aktgjykimin, duhet të ketë hetim
  • 07:02Hehir: Turp i madh që një gjykatë e huaj që iu imponua Kosovës t’i shpallë fajtorë figurat e UÇK-së