Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

AP: Thaçi, i mbështeturi nga perëndimorët për ta çuar Kosovën drejt pavarësisë, mëson sot fatin e tij

GD
Gazeta Demos16 shtator 2026 në 08:09
AP: Thaçi, i mbështeturi nga perëndimorët për ta çuar Kosovën drejt pavarësisë, mëson sot fatin e tij

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do ta mësojë fatin e tij të mërkurën, kur gjyqtarët ndërkombëtarë në një gjykatë në Hagë do t’i shpallin aktgjykimet në gjyqin për krime lufte, shkruan sot agjencia ndërkombëtare e lajmeve, Associated Press.

Thaçi përballet me akuza të shumta për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, përfshirë vrasje, torturë dhe persekutim, së bashku me tre ish-udhëheqës të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët luftuan kundër forcave serbe në luftën e viteve 1998-99. Ata konsiderohen gjerësisht heronj kombëtarë në vendlindjen e tyre.

Mijëra njerëz u mblodhën në Prishtinë gjatë fundjavës në mbështetje të katër burrave. Protestuesit mbushën një shesh qendror në kryeqytet, shumë prej tyre duke mbajtur flamuj kuqezi shqiptarë.

Portretet e katër ish-pjesëtarëve të UÇK-së janë vendosur nëpër qytet, së bashku me një orë të madhe dixhitale që numëron mbrapsht deri te aktgjykimet e së mërkurës.

“Në emër të popullit, shpallini të pafajshëm”, shkruhej në një pankartë.

Prokurorët në gjykatën e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë kanë kërkuar dënim maksimal prej 45 vjetësh burgim për Thaçin dhe të pandehurit e tjerë, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin. Të gjithë i kanë mohuar akuzat ndaj tyre.

“Gjatë gjithë jetës sime, kam qëndruar me popullin e Kosovës duke mbrojtur lirinë, jetën dhe dinjitetin. Gjithmonë jam udhëhequr nga idealet perëndimore të demokracisë, barazisë dhe drejtësisë”, u tha Thaçi gjyqtarëve në shkurt, në përfundim të gjyqit të tij gati trevjeçar.

Sipas prokurorëve, burrat kishin në shënjestër kundërshtarët politikë dhe civilët e perceptuar si bashkëpunëtorë dhe tradhtarë gjatë kohës së tyre në UÇK.

Stafi i gjykatës, e mbështetur nga Bashkimi Europian, është kryesisht ndërkombëtar për shkak të shqetësimeve për sigurinë dhe mbrojtjen e dëshmitarëve. Në vitin 2022, gjykata dënoi dy drejtues të një shoqate të veteranëve të luftës së Kosovës për frikësimin e dëshmitarëve, duke bërë publike dokumente konfidenciale të rrjedhura.

Thaçi përballet gjithashtu me një gjyq të veçantë nën akuzat për frikësimin e dëshmitarëve, i cili do të fillojë më vonë këtë muaj.

Ai ishte një student që u kthye nga ajo që e përshkroi si mërgim politik në Zvicër për t’iu bashkuar luftës së Kosovës për pavarësi. Ai mori nofkën “Gjarpri” për aftësinë e tij për t’iu shmangur forcave serbe gjatë konfliktit.

Ai u përkrah nga liderët perëndimorë, të cilët e ftuan në bisedimet e paqes të vitit 1999 në Francë në rolin e drejtorit politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe shihej si një lider që mund ta çonte vendin drejt pavarësisë, shkruan Associated Press, përcjell Gazeta Express.

Thaçi u ngrit në pushtet politik pas luftës, por dha dorëheqjen si president për t’u mbrojtur para gjykatës në Hagë.

Shumica e 13,000 njerëzve që vdiqën në luftën në Kosovë ishin shqiptarë etnikë. Një fushatë 78-ditore e sulmeve ajrore të NATO-s kundër forcave serbe i dha fund luftimeve. Rreth 1 milion shqiptarë etnikë të Kosovës u dëbuan nga shtëpitë e tyre.

Në vitin 2008, Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia, një veprim që Beogradi refuzon ta njohë. Marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë mbeten të tensionuara, pavarësisht viteve të negociatave të ndërmjetësuara nga Bashkimi Europian dhe të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara.

thaçifatinkosovës

Të ngjashme

Hamza në 27-vjetorin e PDK-së: Jemi forca politike me kontributin më të madh në lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës

Hamza në 27-vjetorin e PDK-së: Jemi forca politike me kontributin më të madh në lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës

11:32
27 vjet nga themelimi i Partisë Demokratike të Kosovës

27 vjet nga themelimi i Partisë Demokratike të Kosovës

08:54
Serwer: Mirë që kompromisi çoi në zgjedhjen e Presidentes, BE t’i japë vlerësimet e veta për ligjin e Speciales

Serwer: Mirë që kompromisi çoi në zgjedhjen e Presidentes, BE t’i japë vlerësimet e veta për ligjin e Speciales

08:06
“Mezi presim të punojmë bashkë”, Ambasada amerikane reagon për zgjedhjen e presidentes Shiroka-Pula

“Mezi presim të punojmë bashkë”, Ambasada amerikane reagon për zgjedhjen e presidentes Shiroka-Pula

23:20

Më shumë nga Lajme

  • 13:24“Urime, çlirimtarë!”: Vlora Çitaku uron Thaçin, Veselin e Krasniqin në 27 vjetorin e PDK-së
  • 12:57KFOR-i zhvillon marshime malore në Kosovë, synon rritjen e gatishmërisë së ushtarëve
  • 12:04Senatorja amerikane: Zhvillimet në Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë kanë ndikim të drejtpërdrejtë edhe në Shqipëri
  • 11:10I mbështjellur në pakon e qumështit, SHKK parandalon futjen e një pakoje me narkotikë në Burgun e Dubravës
  • 11:08Ekstradohet nga Gjermania në Kosovë i kërkuari nga INTERPOL-i për narkotikë