Aktori i njohur Fitim Makashi, i cili la një trashëgimi të paharrueshme në kinematografinë shqiptare, ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare.

I biri, këngëtari Redo Makashi, ka ndarë dhimbjen e thellë përmes një mesazhi prekës në rrjetet sociale, duke njoftuar për ceremoninë mortore.

Homazhet do të zhvillohen nesër, më 1 shkurt, në Art Turbina në Tiranë, nga ora 11:00 deri në 13:00, ndërsa ceremonia e varrimit do të mbahet në Varrezat e Sharrës. “U prehtë në paqe”, shprehet Redo Makashi.