Pesë shoferë janë ndëshkuar nga Policia në Ferizaj pasi kanë kryer tejkalim të automjeteve në kolonë duke përdorur shiritin emergjent në dalje të autostradës në fshatin Bibaj .
Për këtë kundërvajtje të rëndë në trafik, katër shoferëve me patentë shoferi vendore u është shqiptuar gjobë prej 300 eurosh, 3 pikë negative dhe masa mbrojtëse e heqjes së lejes së drejtimit për një vit.
Ndërsa shoferit me patentë shoferi të huaj i është shqiptuar gjobë prej 300 eurosh dhe ndalim i drejtimit të automjetit në territorin e Kosovës për një vit.
