Ish-kryediplomatja evropiane, Federica Mogherini është liruar një ditë pas arrestimit në kuadër të një hetimi për mashtrim që përfshin Shërbimin Europian për Veprim të Jashtëm dhe Kolegjin e Europës,
Po ashtu, janë liruar edhe dy të arrestuarit e tjerë: Stefano Sannino dhe një drejtues i Kolegjit.
Por, për çka akuzohet ish-zyrtarja e lartë evropiane?
Ish-shefja për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, dhe dy të tjerë janë akuzuar zyrtarisht për mashtrim në prokurim dhe korrupsion, konflikt interesi dhe shkelje të sekretit profesional, tha të mërkurën Zyra e Prokurorit Publik Evropian (EPPO).
Të tre u ndaluan të martën si pjesë e një hetimi të BE-së për mashtrim dhe tani janë liruar ndërsa hetimi është duke vazhduar, thamë tutje kjo zyre, duke shtuar se ata nuk konsideroheshin si rrezik arratisjeje.
EPPO iu referua dy të dyshuarve të tjerë si një anëtar i lartë i stafit në Kolegjin e Evropës në Bruges dhe tjetrit si zyrtar i lartë nga Komisioni Evropian.
