Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

U kapën në flagrancë duke thyer artarinë, paraburgim ndaj 5 të dyshuarve në Kaçanik

GD
Gazeta Demos2 shkurt 2026 në 19:51
U kapën në flagrancë duke thyer artarinë, paraburgim ndaj 5 të dyshuarve në Kaçanik

Gjykata Themelore në Ferizaj, dega në Kaçanik, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të këtij qyteti, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve L.M., B.H., S.F., shtetas të Republikës së Kosovës dhe D.T., M.M., shtetas të Republikës së Serbisë, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale në bashkëkryerje dhe në tentativë “vjedhja e rëndë”.

Në njoftim bëhet e ditur se ekziston dyshimi i bazuar, se më datë 1 shkurt të këtij viti, rreth orës 01:45, në Kaçanik në një artari, të pandehurit në bashkëkryerje dhe tentativë, me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm për vete apo personin tjetër, me përdorimin e forcës dhe duke thyer kanë tentuar të depërtojnë në artari, në atë mënyrë që i pandehuri B.H., kishte komunikuar vazhdimisht me telefon me të pandehurin M.M., për të kryer këtë vjedhje dhe të përgatitur me mjete shufre metalike (hebell), një palë dana, 5 çelsa të ndryshme, 3 kaçavida, një mjet i mprehtë skalper dhe doreza, ku të pandehurit M.M. dhe D.T., kanë thyer rrethojat e dritareve të hekurave duke tentuar që të futen brenda në artari, ndërsa tre të pandehurit B., R. dhe L., ishin duke qëndruar në automjetin pikap VË Caddy , pronë e L., të cilët ishin duke vëzhguar situatën, dhe shofer i kësaj veture ishte B.H., pastaj të njëjtit janë zënë në flagrancë duke tentuar të kryejnë vjedhjen dhe janë arratisur nga policia.

Ndaj të pandehurve është caktuar masa e paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji.

“Gjyqtarja e procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtit iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj”, thuhet në njoftim,

Policia

Më shumë nga Lajme

  • 19:18Nëse keni ndonjë nga këto sëmundje, mos e nënvlerësoni valën e të nxehtit
  • 19:12Molliqaj paralajmëron protesta: Nuk ka rrugë tjetër përballë agjendës së Kurtit
  • 19:10Situata politike në vend, ja se çka deklarojnë nga zyra e BE-së
  • 19:00Remi: PDK është e gatshme të marrë pjesë në ndërtimin e Qeverisë së re
  • 18:54Gashi: Edhe pak orë afat për konstituimin e Kuvendit, të zgjedhim kryetarin dhe të vazhdohen bisedimet për qeverinë e presidentin