Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Verdikti i Speciales, ish-ushtari i UÇK: Perëndimorët na tradhtuan, shkurt shqip na tradhtuan

GD
Gazeta Demos19 shtator 2026 në 08:08
Verdikti i Speciales, ish-ushtari i UÇK: Perëndimorët na tradhtuan, shkurt shqip na tradhtuan

Ish-ushtari i UÇK-së dhe investitori shqiptaro-amerikan, Uk Lushi, ka reaguar ndaj procesit dhe vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Lushi tha se Kosova e kishte pranuar themelimin e Speciales me mirëbesimin se procesi do të zhvillohej sipas standardeve të gjykatave në demokracitë perëndimore.

Ai e cilësoi procesin gjyqësor si politik dhe tha se vendimi ka dëmtuar rëndë besimin në institucionet e drejtësisë.

“Perëndimorët na tradhtuan, shkurt shqip na tradhtuan, për arsye se ju interesoi një verdikt politik dhe me këtë unë mendoj që në fakt ata kanë humbur më shumë”, deklaroi Lushi në Klan.

Sipas tij, çështja nuk lidhet vetëm me ish-krerët e UÇK-së, por edhe me mënyrën se si trajtohet historia e luftës së Kosovës.

 Lushi tha se qëllimi, sipas tij, është “heqja e UÇK-së nga historia” dhe paralajmëroi se pasojat e vendimit mund të jenë të mëdha për Kosovën.

tradhtuanspecialesish-ushtari

Të ngjashme

Verdikti i Speciales, OVL-UÇK mblidhet sot

Verdikti i Speciales, OVL-UÇK mblidhet sot

07:32

Më shumë nga Lajme

  • 09:41Prokuroria e Hagës sqaron se kur përfundon mandati i Zyrës së Prokurorit të Specializuar
  • 09:33Albin Kurti arrin në Nju Jork, pritet të zhvillojë takime me liderë botërorë
  • 09:17Burrë e grua rrahen mes vete në Obiliq, Policia jep detaje
  • 09:15Incidenti në Mitrovicë: Disa persona të lënduar, në mesin e tyre edhe një polic
  • 08:40Misetic i reagon Prelecit: Gjykata deklaroi se edhe mjetet për arritjen e pavarësisë ishin në masë të madhe kriminale