Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Heqja e tavanit për çmimin e naftës, Kusari-Lila: Po e përcjellim tregun për masa të reja

GD
Gazeta Demos19 shtator 2026 në 08:38
Heqja e tavanit për çmimin e naftës, Kusari-Lila: Po e përcjellim tregun për masa të reja

Çmimet e derivateve të naftës po shtrenjtohen, ndërsa kriza jashtë kufijve po ndihet gjithnjë e më shumë në xhepat e qytetarëve. Pas përfundimit të masës për çmimin maksimal, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë po monitoron nga afër tregun, ndërsa ministrja Mimoza Kusari-Lila thotë se shkak për rritjen janë zhvillimet në Lindjen e Mesme.

Ajo nuk përjashton masa të reja nëse rritja e çmimeve prek edhe furnizimin në tregun vendor.

Kusari-Lila tha se vendimi për përcaktimin e çmimit maksimal ishte hequr për shkak të tejkalimit të afatit të përcaktuar me udhëzimin administrativ.

“Arsyeja e heqjes së vendimit për caktimin e çmimit maksimal ka qenë tejkalimi i afatit në udhëzimin administrativ që e përcakton vendosjen e çmimit maksimal, afat ky i cili ka qenë 90 ditë, ndërsa ne kemi përcaktuar çmimin maksimal për 150 ditë, duke e parë rëndësinë edhe peshën e këtij vendimi”, tha ministrja.

Sipas saj, rritja e çmimeve është ndikuar nga zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe jo nga ndryshimet në tregun e brendshëm.

“Rritja e çmimit nuk ka ndodhur si rrjedhojë e heqjes së vendosjes ose përcaktimit të çmimit maksimal, por ka ardhur si rrjedhojë e përkeqësimit të situatës në Lindjen e Mesme, sulmeve të vazhdueshme. Me një situatë të tillë po përballen tashmë të gjitha vendet e rajonit dhe vendet e Bashkimit Evropian edhe më gjerë”, u shpreh Kusari-Lila.

Ajo tha se Ministria po e përcjell çdo ditë situatën në treg, përfshirë çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë të naftës dhe derivateve të saj.

“Ne jemi duke e përcjellë për së afërmi çdo ditë edhe çmimet, shitjet me shumicë dhe me shitjet me pakicë të naftës dhe derivateve të saj. Gjithashtu, jemi duke marrë raportin çdo 24 orë nga Dogana e Kosovës me sasinë e importit dhe me çmimin e importit dhe sasisë së secilës kompani që vepron. Prandaj kemi mundësinë të shohim secila kompani se sa ka marzhën ose sa mbi çmimin e importuar ka rritur e shet në fakt çmimin me pakicë dhe më duhet të them se nuk ka shumë dallim apo nuk ka dallim fare për arsye se tash ka çmime të ndryshme në treg midis asaj çfarë ne do ta kishim përcaktuar dhe asaj çfarë shesin kompanitë. Por gjithsesi se për së afërmi jemi duke e parë nëse ka hapësirë për ndërmarrje të një mase shtesë”, tha ajo për Ekonomia Online.

Lidhur me burimin e krizës në furnizim, ajo nënvizoi se destabilizimi po vjen direkt nga vendet prodhuese.

“Megjithatë më duhet ta ritheksoj se situata nuk po vjen si rrjedhojë e ndryshimeve në tregun e brendshëm, por si rrjedhojë e përkeqësimit tek vendet e furnizimit, në këtë rast Arabia Saudite dhe vendet e tjera të Lindjes së Mesme, të cilat po ballafaqohen tashmë me sulme të vazhdueshme dhe me ndërprerje të furnizimit me naftën dhe derivatët e saj”, u shpreh ajo.

Kusari-Lila përmendi mundësinë e kufizimit të sasisë, duke marrë shembull vendet e rajonit.

“Po ne mund të shqyrtojmë, ka dy forma. Ka forma nëse ka përcaktim të çmimit mund të ketë përcaktim të kufizimit të sasisë për shkak se në rastin kur ka ndikim të shtetit siç ka ndodhur në vendet e tjera, për shembull në Slloveni, atëherë është kufizuar sasia. Aktualisht me sasitë e importuara dhe sasitë e shitura ende nuk ka lëvizje, do të thotë ende po vazhdohet të shitet në sasinë e njëjtë, përkundër që çmimi është duke u rritur. Nëse ka ndikim të drejtpërdrejtë të çmimit në uljen e sasisë së furnizimit apo edhe në përkeqësim të krizës, pastaj po, duhet të ketë një shqyrtim nga ana jonë siç edhe i kam masat e ndërmarra, por në cilindo rast e vetmja zgjidhje ose zgjidhja më e qëndrueshme edhe ajo të cilën shpresojmë ta shohim është stabilizimi me furnizim, më shumë se sa ndërmarrja e masave. Në të gjitha veprimet e tjera ndërmarrja e masave do të ketë kosto. Do të thotë qoftë ajo nëse ka ndërhyrje nga Qeveria apo edhe ajo nëse ka kufizim të furnizimit me sasi”, tha ajo.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë më 4 shtator 2026 e ka ndaluar përcaktimin e çmimit maksimal për derivatet. Prej 4 shtatorit, çmimi i naftës dhe benzinës është caktuar prej vetë tregut.

Mimoza Kusari-Lila, pati thënë se baza ligjore përcakton që çmimi maksimal mund të vendoset nga Ministria për 90 ditë, ndërsa Ministria e ka zgjatur deri në 150 ditë.

Në fillim të marsit, MINTI pati caktuar çmimet tavan pas shtrenjtimeve si pasojë e luftës në Lindjen e Mesme. Marzha tregtare maksimale e lejuar në shitjen me shumicë qe 2 centë për litër, ndërsa me pakicë 12 centë për litër./EO/

kusari-lilatregunmaksimal

Të ngjashme

Kusari-Lila në hapjen e Panairit Ndërkombëtar “Prishtina 2026”: Një ekonomi më e fortë do të thotë edhe një Kosovë më e fortë

Kusari-Lila në hapjen e Panairit Ndërkombëtar “Prishtina 2026”: Një ekonomi më e fortë do të thotë edhe një Kosovë më e fortë

16:33
Deklarimet për zhbërjen e Speciales, Kusari-Lila: Hapat e ardhshëm nuk duhet të jenë as të ngutshëm e as emocionalë

Deklarimet për zhbërjen e Speciales, Kusari-Lila: Hapat e ardhshëm nuk duhet të jenë as të ngutshëm e as emocionalë

13:46

Më shumë nga Lajme

  • 09:41Prokuroria e Hagës sqaron se kur përfundon mandati i Zyrës së Prokurorit të Specializuar
  • 09:33Albin Kurti arrin në Nju Jork, pritet të zhvillojë takime me liderë botërorë
  • 09:17Burrë e grua rrahen mes vete në Obiliq, Policia jep detaje
  • 09:15Incidenti në Mitrovicë: Disa persona të lënduar, në mesin e tyre edhe një polic
  • 08:40Misetic i reagon Prelecit: Gjykata deklaroi se edhe mjetet për arritjen e pavarësisë ishin në masë të madhe kriminale