Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

U injoruan nga Vitia, mjekët e rinj thërrasin protestë para Ministrisë së Shëndetësisë

GD
Gazeta Demos16 nëntor 2026 në 18:47
U injoruan nga Vitia, mjekët e rinj thërrasin protestë para Ministrisë së Shëndetësisë

Iniciativa “Për dinjitetin e profesionistëve shëndetësorë” ka thirrur për të shtunën protestë para Ministrisë së Shëndetësisë.

Ky veprim i përfaqësuesve të kësaj iniciative ka ardhur, pasi që kërkesat e tyre nuk janë marrë parasysh nga ky dikaster qeveritar, si dhe para pak ditësh u është anuluar një takim i konfirmuar me ministrin Arben Vitia.

Kjo protestë do të mbahet nga ora 10:00.

Përfaqësuesi i kësaj iniciative, Besfort Racaj, ka shprehur zhgënjimin e tij me anulimin e takimit, si dhe mos realizimin e kërkesave të tyre.

Ai thotë se edhe pas anulimit të takimit, kësaj ministrie u ishte dhënë edhe pesë ditë kohë, por që sipas tij, nuk ka pasur reflektim.

“Ky ishte zhgënjimi i radhës! Ky ishte një tjetër mesazh se kërkesat dhe shqetësimet e profesionistëve shëndetësorë nuk po merren seriozisht! Pas gjithë pritjes, insistimit dhe përpjekjeve për të hapur rrugë drejt dialogut institucional, përsëri u përballem me të njëjtën papërgjegjësi dhe nëpërkëmbje të dinjitetit tonë. Ne kërkuam zgjidhje, jo pritje të pafundme.”, ka thënë ai.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se mijëra profesionistë shëndetësorë vazhdojnë të përballen me papunësi, pasiguri dhe mungesë të perspektivës.

“E përderisa ne presim, populli i Kosovës pret edhe më shumë! Pret në radhë të gjata korridoreve të institucioneve shëndetësore; pret termin me muaj të tërë për të marrë një shërbim esencial shëndetësor! Ndërsa ne të diplomuar, të licencuar, specialistë e profesionistë që kemi sakrifikuar vitet e rinisë për t’i shërbyer po këtij populli, sot DETYROHEMI të mendojmë për largim nga atdheu.”, ka thënë ai.

Për këtë, ai ka thënë se për të realizuar kërkesat e tyre do të organizohet një protestë masive.

“Pasi nuk lamë derë pa trokitur dhe çdo mundësi demokratike pa shterruar, nuk na ka mbetur tjetër veçse të ju bëjmë thirrje të gjithë profesionistëve shëndetësorë, studentëve, familjarëve të tyre, stafit akademik dhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës të bashkohen me ne në një PROTESTË MASIVE! Nuk kërkojmë më arsyetime. Nuk pranojmë më heshtje. Nuk do të lejojmë që dinjiteti ynë të mbetet peng i vazhdueshëm i papërgjegjësisë institucionale!”, ka thënë ai.

protestëvitiaministrisë

Të ngjashme

Rasti i Arlinda Zekajt, Kelmendi i kërkon llogari Muhaxherit: Të zbatohet urgjentisht rekomandimi i Ministrisë

Rasti i Arlinda Zekajt, Kelmendi i kërkon llogari Muhaxherit: Të zbatohet urgjentisht rekomandimi i Ministrisë

18:26

Më shumë nga Lajme

  • 18:52Grabitje në një objekt afarist në Gjakovë, nga të shtënat me armë zjarri u plagos një person
  • 18:24Këta janë dy të rinjtë nga Rahoveci që humbën jetën tragjikisht në një aksident në Gjermani
  • 18:07Çitaku: Pas rivotimit, ndërkombëtarët të kontribuojnë në ndryshimin e Ligjit për Specialen
  • 18:05118 mijë biznese për 10 vjet, Kurti: Jemi duke ecur e përparuar mirë si shtet
  • 18:04Marta Kos takon përfaqësuesit e Listës Studentore në Bruksel: Ndajmë të njëjtin synim për një Serbi demokratike