Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos është takuar me përfaqësuesit e Listës Studentore, subjektit politik që i fitoi zgjedhjet e 25 tetorit në Serbi.
Kos shkroi në X se “rruga evropiane e Serbisë është gjithashtu rruga e reformave të saj”.
“Ky ishte mesazhi i qartë i përfaqësuesve të Listës Studentore, me të cilët u takova sot në Bruksel”, shkroi ajo.



