Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës ka njoftuar se ka hequr nga tregu produktin e qumështit për fëmijë APTAMIL.

Ky vendim sipas AUV ka ardhur pasi është identifikuar prania e bakteries Bacillus cereus.

“Duke marrë parasysh se niveli i rrezikut është vlerësuar si serioz, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, në përputhje me procedurat e sistemit RASFF, është duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për gjurmueshmërinë dhe tërheqjen nga tregu të produktit APTAMIL me lot nr. 111444865, i importuar nga Mbretëria e Holandës nga kompania UNION SH.P.K., Vushtrri” , thuhet në njoftimin e AUV.