Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Ramadani: Thirrja e SHBA-së dhe BE-së duhet të jetë vetëdijësuese për partinë që bllokoi Kuvendin

GD
Gazeta Demos20 gusht 2026 në 12:42
Ramadani: Thirrja e SHBA-së dhe BE-së duhet të jetë vetëdijësuese për partinë që bllokoi Kuvendin

Deputeti i zgjedhur i Aleancës, Burim Ramadani, ka kritikuar bllokimin e punës së Kuvendit, duke thënë se deputetët e VV-së kanë dështuar të përmbushin detyrën për të cilën janë betuar.

''Do të vazhdojmë t’i ekspozojmë shkeljet zinxhirore që po ndodhin në Kosovë. Sot bëhen dy javë, më 6 gusht, që ne si deputetë kemi dhënë një betim”, tha Ramadani.

Ai kritikoi deputetët që, sipas tij, po largohen nga salla e Kuvendit dhe po e pamundësojnë konstituimin e tij.

'''Bllokimi i Kuvendit dhe ikja nga salla e Kuvendit nuk ka as nder, as përkushtim. Nuk po e kryejnë detyrën për të cilën janë betuar si deputetë. Këta nuk po e përfaqësojnë popullin duke ikur nga salla e Kuvendit, e hiç më hiç nuk po e përfaqësojnë me dinjitet”, u shpreh ai.

Ramadani tha se, sipas tij, ka angazhim për shkelje të kushtetutshmërisë dhe kërkoi që thirrjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian të shërbejnë si vetëdijësim për partisë së Lëvizjes Vetëvendosje që po e bllokon Kuvendin e Kosovës.

''Thirrja e SHBA-së dhe BE-së nuk është shqetësuese. Ajo duhet të jetë vetëdijësuese për partinë që e ka bllokuar Kuvendin e Kosovës”, deklaroi Ramadani.

ramadanikuvendinkuvendit

Të ngjashme

VV e cilëson të papranueshme përplasjen fizike në Kuvendin e Mitrovicës së Jugut

VV e cilëson të papranueshme përplasjen fizike në Kuvendin e Mitrovicës së Jugut

19:05
A pati rrahje sot në seancën e Kuvendit në Mitrovicë, flet kryesuesi

A pati rrahje sot në seancën e Kuvendit në Mitrovicë, flet kryesuesi

17:17
"O pishpirik" - Pamje nga koridori, si ndodhi përleshja fizike në Kuvendin Komunal në Mitrovicë, përfshihet shoferi i Faton Pecit

"O pishpirik" - Pamje nga koridori, si ndodhi përleshja fizike në Kuvendin Komunal në Mitrovicë, përfshihet shoferi i Faton Pecit

16:04
Eskalon situata në Kuvendin e Mitrovicës: Konflikt fizik mes stafit të Faton Pecit dhe asamblistëve të PDK-së

Eskalon situata në Kuvendin e Mitrovicës: Konflikt fizik mes drejtorit dhe asamblistëve të PDK-së

15:33

Më shumë nga Lajme

  • 23:43Berisha për ish-vjehrrën e Arlindës: “ E la të shtrirë prapa derës, të ekzekutuar barbarisht, pa i ofruar as ndihmën më të vogël”
  • 23:19Vrasja e Arlinda Zekajt, avokati Berisha zbulon detaje tronditëse: U ekzekutua 20 sekonda pasi u nda nga policia
  • 23:00Haradinaj: Specialja nuk e mori parasysh dëshminë e Fetah Rudit sepse nuk e kishte në mandat
  • 22:51Kërkesa e BE’së që Kosova t’i konsultojë për Ligjin e ri të Hagës, Çitaku iu bën ftesë: Nesër kemi konsultime, ejani
  • 22:46“Nga 25 deri në 60 euro dita”, sa mund të kompensohet Kilaj?