Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Berisha për ish-vjehrrën e Arlindës: “ E la të shtrirë prapa derës, të ekzekutuar barbarisht, pa i ofruar as ndihmën më të vogël”

GD
Gazeta Demos25 nëntor 2026 në 23:43
Berisha për ish-vjehrrën e Arlindës: “ E la të shtrirë prapa derës, të ekzekutuar barbarisht, pa i ofruar as ndihmën më të vogël”

Avokati Besnik Berisha i ftuar  në emisionin “Adresa” në Kanal10 teksa fliste për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt, dha detaje  lidhur me momentin e ekzekutimit dhe personat që, sipas tij, ishin të pranishëm në vendin e ngjarjes.

Berisha ka deklaruar se Arlinda Zekaj është ekzekutuar në prani të vjehrrës së saj, dy djemve të kunatit dhe djalit të saj.

Sipas avokatit, tragjedia ka ndodhur para syve të familjarëve, ndërsa ai ka ngritur pikëpyetje për mosveprimin e personave që ndodheshin aty.

Berisha ka folur edhe për vjehrrën e viktimës, e cila është arrestuar dy ditë më parë, duke thënë se ajo nuk kishte tentuar t’i ofronte ndihmë Arlindës në momentin e ekzekutimit.

“Dikujt mund t’i ketë dhimbur një grua e moshuar në stacion, me duar të lidhura, por le ta dinë se ajo grua, me ftohtësinë e saj maksimale, ka thënë se nuk e ka vrarë. Ajo nuk e mori mundimin t’i afrohej nënës së nipit të saj, e la të shtrirë prapa derës, ku u ekzekutua barbarisht”, ka deklaruar Berisha.

Ai ka shtuar se, sipas tij, vjehrra nuk kishte tentuar të ofronte as ndihmën më të vogël, madje as në momentin kur ndodhi tragjedia.

Avokati ka theksuar se arrestimi i saj, sipas deklarimeve të tij, nuk lidhet vetëm me ditën dhe momentin tragjik, por edhe me veprime që dyshohet se i kanë paraprirë ngjarjes.

berishaarlindësshtrirë

Të ngjashme

Vrasja e Arlinda Zekajt, avokati Berisha zbulon detaje tronditëse: U ekzekutua 20 sekonda pasi u nda nga policia

Vrasja e Arlinda Zekajt, avokati Berisha zbulon detaje tronditëse: U ekzekutua 20 sekonda pasi u nda nga policia

23:19
Berisha: A do t’i lirojë nga burgu ky ligj? Po luhet me emocionet e qytetarëve

Berisha: A do t’i lirojë nga burgu ky ligj? Po luhet me emocionet e qytetarëve

21:07
Vrasja e Arlinda Zekajt merr kthesë të re, Berisha: Do të dalin edhe persona të tjerë

Vrasja e Arlinda Zekajt merr kthesë të re, Berisha: Do të dalin edhe persona të tjerë

14:22

Më shumë nga Lajme

  • 23:00Haradinaj: Specialja nuk e mori parasysh dëshminë e Fetah Rudit sepse nuk e kishte në mandat
  • 22:51Kërkesa e BE’së që Kosova t’i konsultojë për Ligjin e ri të Hagës, Çitaku iu bën ftesë: Nesër kemi konsultime, ejani
  • 22:46“Nga 25 deri në 60 euro dita”, sa mund të kompensohet Kilaj?
  • 22:39Shqipëria me projektligj që u mundëson të burgosurve të zgjedhin vetë mjekun dhe spitalin
  • 22:36Haradinaj: Nëse Besiani e di kush ia ka vrarë babain dhe nuk flet, është sikur ta fshehë krimin