Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hisen Berisha, ka kritikuar debatin për kthimin e ligjit në Kuvend, duke e cilësuar atë si lojë me emocionet dhe shpresat e qytetarëve.
Duke folur në emisionin “Politiko” në Kanal10, Berisha ka thënë se institucionet po tentojnë ta bartin përgjegjësinë nga vetja, ndërsa pasojat e kësaj situate, sipas tij, po i vuajnë qytetarët dhe veteranët e luftës.
Ai ka ngritur pikëpyetje edhe lidhur me logjikën dhe efektet e ligjit, veçanërisht për personat që ndodhen në burg, duke vënë në pah atë që e konsideron mungesë të përgjegjësisë institucionale.

