Shkemb Manaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar në Pressing në T7 ndaj deklaratave të Asdren Shalës dhe Nait Hasanit lidhur me motivin e vrasjes së babait të tij, Shaban Manaj.
Manaj ka thënë se përmes deklaratave të tilla po tentohet të shmanget motivi politik i vrasjes, duke kundërshtuar pretendimet se ajo kishte të bënte me çështje morale apo të biznesit.
“Secili qytetar e ka njoftë babën mirë, vetëm një qytetar nëse thotë se Shaban Manaj është vra për çështje të moralit ose biznesit, sepse baba është vra si njeri i LDK-së”, ka deklaruar Manaj.
Ai ka përmendur edhe kohën kur ka ndodhur vrasja, duke thënë se babai i tij ishte kandidat në zgjedhjet lokale të vitit 2000.
“Dy ditë pasi janë shpallë zgjedhjet lokale të vitit 2000, baba ka qenë kandidat dhe pas kandidaturës ka ndodhë vrasja”, ka thënë Manaj.
“Fakti që tentohet të shmanget motivi i vrasjeve politike, motivi i saktë, se këto vrasje janë bë për motive politike…ka pas akuza lidhur me rastin e babës, që kanë trilluar dhe kanë thënë të pavërteta lidhur me motivin e saktë të vrasjes, sepse vrasja është për motive politike. Ka pas akuza pas 25 vitesh të Azdren Shalës që lidhet me çështje morale, ose Nait Hasani që tha se kjo vrasje lidhet me çështje të bisneseve, secili qytetar e ka njoftë babën mirë, vetëm një qytetar nëse thotë se Shaban Manaj është vra për cështje të moralit ose biznesit, sepse baba është vra si njeri i LDK-së. Dy ditë pasi janë shpall zgjedhjet lokale të vitit 2000, baba ka qenë kandidat, dhe pas kandidaturës ka ndodhë vrasja”, tha ai në Pressing në T7.