Analisti politik, Krenar Shala, ka deklaruar se Gjykata Speciale nuk mund dhe nuk duhet të zhbëhet, duke theksuar se Kosova duhet të respektojë obligimet dhe rregullat që ka marrë përsipër në raport me institucionet ndërkombëtare.
Duke folur në emisionin “Politiko” në Kanal10, Shala ka përdorur një paralele me futbollin dhe UEFA-n për të shpjeguar raportin e Kosovës me mekanizmat ndërkombëtarë.




