Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Tentoi t’i vriste tre persona në Pejë, Prokuroria ngre aktakuzë ndaj një personi

GD
Gazeta Demos20 gusht 2026 në 12:56
Tentoi t’i vriste tre persona në Pejë, Prokuroria ngre aktakuzë ndaj një personi

Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj Mahmut Hoxhajt, të dyshuar për vrasje të rëndë të mbetur në tentativë dhe posedim të paautorizuar të armëve, lidhur me incidentin e 17 tetorit 2025 pranë Gjykatës Themelore në Pejë.

Sipas aktakuzës së ngritur tash nga Prokuroria, Hoxhaj dyshohet se më 17 tetor 2025, në rrugën “Miftar Zeqa” në Pejë, nga hakmarrja kishte ndërmarrë veprime me qëllim të privimit nga jeta të tre personave, duke rrezikuar edhe jetën e një personi tjetër.

Prokuroria pretendon se ai kishte siguruar dy armë të gjata të tipit AK-47, dy armë të shkurtra dhe municion, ndërsa kishte monitoruar lëvizjet e të dëmtuarve pranë Qendrës së Paraburgimit në Pejë.

Kur të dëmtuarit po largoheshin me automjet, Hoxhaj dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre.

Si pasojë, dy persona kishin pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa jeta e dy të tjerëve ishte vënë në rrezik. Të shtënat kishin shkaktuar dëme edhe në automjete, ndërsa një plumb kishte depërtuar në objektin e Gjykatës Themelore në Pejë.

Në ditën e ngjarjes, Sinjali raportoi se rasti dyshohej se lidhej me hakmarrjen për ngjarjen në Ujëvarën e Mirushës, ku kishte mbetur i vrarë një person.

Prokuroria ka kërkuar që Hoxhaj të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprat penale që i vihen në barrë.

pejëprokuroriakishte

Të ngjashme

Fitorja e parë, Maran: Nuk mund të kishte fillim më të mbarë

Fitorja e parë, Maran: Nuk mund të kishte fillim më të mbarë

23:31
Prokuroria në Mitrovicë interviston një grua të dyshuar për veprën penale mosdhënia e ndihmës

Prokuroria në Mitrovicë interviston një grua të dyshuar për veprën penale mosdhënia e ndihmës

16:03

Më shumë nga Lajme

  • 13:07OIK thirrje organeve kompetente për rastin e infermieres: Të hetohet me seriozitet
  • 12:45"Pesë pare nuk i jap për Gjykatën Speciale" - Flet një ndër të ftuarit e parë nga ZPS: Falë iu qoftë jeta jem në interes të çështjes kombëtare
  • 12:42Aksident mes trenit dhe një veture në Lutogllavë të Pejës, lëndohet një person
  • 12:36Arrestimet në veri për krime lufte – reagojnë në Beograd, flasin për “dëbim të serbëve”
  • 12:08Shisnin drogë pranë shkollave në Tiranë, arrestohen 31 persona