Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

U.d. i kryeprokurorit të Speciales: Aksioni kundër narkotikëve u konkretizua brenda një afati rekord

GD
Gazeta Demos4 nëntor 2026 në 13:57
U.d. i kryeprokurorit të Speciales: Aksioni kundër narkotikëve u konkretizua brenda një afati rekord

Prokuroria Speciale e Kosovës bashkë me Policinë e Kosovës dhe AKI-në kanë realizuar një aksion kundër narkotikëve.

Në lidhje me këtë, detaje në një konferencë për media ka dhënë ushtruesi e detyrës së Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Dren Paca.

Ai ka thënë se në aksionin e realizuar mbrëmë janë arrestuar pesë persona, dy nga ta ishin shtetas të huaj dhe janë sekuestruar mbi 37 kilogramë substancë e dyshuar narkotike e llojit heroinë.

“Ky aksion është rezultat i një hetimi të filluar së fundmi mbi bazën e informaiconeve të siguruara nga AKI, falë profesionalizmit dhe bashkëpunimit të ndërsjellë, hetimi është konkretizuar me këtë rezultat brenda një afati rekord. Dua të falënderoj të gjithë të angazhuarit në këtë aksion që me profesionalizëm dhe përgjegjësi kanë ruajtur konfidencialitetin e hetimit që ishte kyç për suksesin e këtij aksioni”, ka thënë Paca para mediave.

Ai ka thënë se prokuroria Speciale do të luftoj pa kompromis krimin e organizuar dhe trafikimin e narkotikëve pavarësisht se kush qëndron prapa tyre.

“Në këtë përballje, prokurorët dhe hetuesit do të kenë mbështetjen time të plotë për zbatimin e ligjit dhe vënien e përgjegjësve para drejtësisë. Meqenëse jemi ende në fazën fillestare të hetimit, bëj thirrje për kujdes dhe përmbajtje të ndarjes publike të informacioneve në lidhje me këtë rast. Në këtë fazë është në interes të përbashkët që komunikimi publik të jetë i koordinuar dhe të mos cenoj hetimet dhe veprimet që priten të ndërmerren në të ardhmen”, ka shtuar Paca.

narkotikëvekryeprokuroritaksioni

Më shumë nga Lajme

  • 14:18BE publikon raportin për Kosovën: 35 sulme ndaj gazetarëve, përmendet edhe gjuha e Kurtit ndaj mediave
  • 14:17Drejtori i anti-drogës për sekuestrimin e 36 kg heroinë: E transportuan të kamufluar si mall komercial nga Irani
  • 14:14Rasti i Arlindës: Prokuroria Speciale po shqyrton dyshimet për policët, prokurorët dhe gjyqtarët
  • 14:11BE: Marrëveshja e Ohrit Kosovë-Serbi është ligjërisht obligative, formalitetet s’duhet të jenë pengesë për zbatim
  • 14:10Terras: Bllokada politike i kushtoi Kosovës një vit e gjysmë të humbur në reforma dhe përparim