OVL-UÇK dega në Deçan, ka bërë homazhe në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve në Gllogjan.

Këto homazhe u bënë në shënimin e trevjetorit të ndarjes nga jeta të veprimtarit të çështjes kombëtare, të burgosurit politik, luftëtarit të lirisë, invalidit të luftës së UÇK-së dhe eprorit të FSK-së, Cenë Aliqkaj.

“Sot, me homazhe dhe vendosje të kurorave me lule në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve në Gllogjan, u shënua trevjetori i ndarjes nga jeta i veprimtarit të çështjes kombëtare, të burgosurit politik, luftëtarit të lirisë, invalidit të luftës së UÇK-së dhe eprorit të FSK-së, Cenë Aliqkaj. Në këtë ditë përkujtimore, shumë bashkëluftëtarë, familjarë dhe qytetarë u mblodhën për ta kujtuar me respekt e krenari jetën dhe veprën e tij, duke nderuar sakrificën dhe kontributin e çmuar që ai dha për lirinë dhe shtetin tonë. Cenën do ta kujtojmë përgjithmonë për guximin, përkushtimin dhe vlerat e një burri tipik shqiptar, që jetoi dhe veproi me dinjitet në shërbim të atdheut. Lavdi jetës dhe veprës së tij! 🇦🇱🇦🇱”, thuhet në njoftim.