Gjilani është tronditur nga dy ngjarje të rënda brenda dy ditësh, ku tre persona kanë humbur jetën dhe një tjetër është plagosur. Pas këtyre rasteve tragjike, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka njoftuar se do të thërrasë mbledhje urgjente të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi.
Të premten, në Livoç të Ulët ndodhi një vrasje e dyfishtë, ku humbën jetën një grua dhe një burrë, ndërsa një person tjetër mbeti i plagosur. Kurse të dielën në mbrëmje, një tjetër person u vra nga të shtënat me armë zjarri në fshatin Pogragjë. Sipas informatave të Policisë, i dyshuari për këtë rast është larguar nga vendi i ngjarjes dhe gjendet në kërkim policor.
Pas këtyre ngjarjeve, kryetari i Gjilanit ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave dhe u ka uruar shërim të shpejtë të plagosurve, duke e cilësuar situatën si të rëndë për komunën.
“Komuna jonë po përballet me një situatë të rëndë pas dy ngjarjeve tragjike. Pas vrasjes së dyfishtë që ndodhi të premten, qyteti ynë u prek përsëri sonte nga një tjetër incident me pasojë humbjen e jetës”, ka shkruar ai.


