Mëngjesin e 15 gushtit, rreth orës 09:35, në rrugën “Adrian Krasniqi” në Pejë, një person me aftësi të kufizuara, i cili po lëvizte me karrocë, është goditur nga një kamion që drejtohej nga një mashkull kosovar.
Sipas policisë, dyshohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të pakujdesisë së drejtuesit të kamionit. Viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Trupi i pajetë është dërguar në IML për autopsi.
Po më 15 gusht, në orën 13:39, në rrugën “Adem Jashari” në Malishevë, ka ndodhur një aksident mes dy veturave me targa lokale.
Si pasojë e përplasjes, një grua ka ndërruar jetë, ndërsa gjashtë persona të tjerë (pesë femra dhe një mashkull) kanë pësuar lëndime trupore.
