Diaspora shqiptare po vazhdon protestat në qytete të ndryshme të Evropës, pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Tani protestë po zhvillohet edhe në Mannheim të Gjermanisë, ku shqiptarë janë mbledhur për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj vendimit të Hagës dhe solidaritetin me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.




