Një ngjarja tregjike ka ndodhur në fshatin Shajne të Dragashit, ku një 13-vjeçare, ka mbetur e vdekur si pasojë e shpërthimit të bombolës së zjarrit.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili tha se sipas informatave fillestare, nuk ka persona të tjerë të lënduar.
“Me datën 09.10.2025, rreth orës 18:31, përmes Qendrës Emergjente Prizren (112), policia ka pranuar një informacion se në fshatin Shajne, Komuna e Dragashit, ka ndodhur një lëndim aksidental i një fëmije, i cili dyshohej se ishte me lëndime të rënda. Menjëherë pas pranimit të informatës, patrulla policore nga Stacioni Policor Dragash është nisur në vendin e ngjarjes, ndërsa është njoftuar edhe ekipi mjekësor emergjent”, tha Bytyqi.
