Kryetari aktual i Prizrenit dhe kandidati për mandat të ri, Shaqir Totaj, tha në debat se gara për Prizrenin duhet të zhvillohet mes kandidatëve që garojnë për qytetin, e jo të kthehet në garë të kryetarëve të partive apo figurave nga jashtë.

Ai theksoi se kundërkandidati i tij dhe partiakët e tij kanë dalë me premtime që nuk janë kompetencë e komunës së Prizrenit, siç është rritja e pensioneve, duke theksuar se premtime të tilla synojnë të mashtrojnë qytetarët.

Totaj shtoi se qeverisja lokale duhet të fokusohet në zgjidhje reale brenda kompetencave komunale, dhe jo në retorikë politike që nuk përkon me përgjegjësitë e komunës.