Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Nuk e vizitoi asnjëherë në Hagë, ja çka thotë Thaçi për Kurtin

GD
Gazeta Demos20 gusht 2026 në 21:33
Nuk e vizitoi asnjëherë në Hagë, ja çka thotë Thaçi për Kurtin

Ish-presidenti, Hashim Thaçi ka shmangur komentet për qasjen e kryeministrit Albin Kurti ndaj tij dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së që po mbahen në Hagë.

Në intervistën ekskluzive për Debat Plus me Ermal Pandurin, Thaçi është pyetur nëse do ta priste Kurtin në rast se ai do të shprehte vullnet për ta vizituar në Hagë.

“Nuk deklarohem për situata hipotetike”, ka thënë Thaçi.

I pyetur se si e konsideron faktin që Kurti nuk ka vizituar asnjërin prej katër ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, Thaçi është përgjigjur:

“Nuk dua të merrem me disponimet apo sjelljet e të tjerëve.”

Thaçi ka zgjedhur të mos japë koment të drejtpërdrejtë as për qasjen e Qeverisë së Kosovës ndaj Dhomave të Specializuara.

“Nuk kam koment”, ka thënë ai kur është pyetur për këtë çështje.

Në të njëjtën intervistë, Thaçi është pyetur edhe për praninë e ish-kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, në sallën e gjyqit.

“Kishte shumë njerëz në galeri. Vëmendjen e kisha tek familjarët që ishin ulur në një hapësirë më të dukshme. U përshëndeta nga distanca me të gjithë”, ka deklaruar ai.

thaçikurtinvizitoi

Të ngjashme

Adelina Thaçi i drejtohet LDK-së: Partia ime kthjellohu

Adelina Thaçi i drejtohet LDK-së: Partia ime kthjellohu

13:18

Më shumë nga Lajme

  • 10:53Rritet numri i vizitorëve në hotelet e Kosovës
  • 10:53“Do të vrasim shqiptarë derisa ta njihni Kosovën si territor të Serbisë”, email kërcënues në disa institucione shtetërore në Shqipëri
  • 10:43Hamiti: Prej ardhjes së VV-së në pushtet Kosova i ka punët më keq brenda e jashtë
  • 10:43Fituan "Medaljen e Artë", komandanti i FSK-së i dekoron pjesëtarët e ekipit
  • 10:09Tahiri: Ligji për Gjykatën Speciale duhet të zbatohet plotësisht, pa përjashtime