Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Thaçi flet për trazirat e 2004-tës: Serbia mobilizoi ushtrinë, por u paralajmërua nga NATO-ja

GD
Gazeta Demos20 gusht 2026 në 21:32
Thaçi flet për trazirat e 2004-tës: Serbia mobilizoi ushtrinë, por u paralajmërua nga NATO-ja

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka rrëfyer për zhvillimet e vitit 2004 dhe tensionet në veri të Kosovës, duke treguar se si, sipas tij, ishte parandaluar një përshkallëzim i mundshëm i situatës me Serbinë.

Rrëfimi është pjesë e intervistës së fundit të Thaçit para 16 shtatorit në Debat Plus me Ermal Pandurin, datës kur pritet të shpallet aktgjykimi në procesin ndaj tij dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së në Hagë.

Thaçi ka treguar se në mars të vitit 2004, kur shpërthyen trazirat ndëretnike në Kosovë, ai ndodhej për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara.

Sipas tij, ai u kthye në Kosovë me aeroplanin e parë nga Uashingtoni, përmes Vjenës, dhe menjëherë shkoi në lagjen Veternik në Prishtinë, ku ishte mbledhur një numër i madh protestuesish.

“Ju bashkëngjita mesazheve për qetësi dhe kthimin e njerëzve në shtëpitë e tyre”, ka thënë Thaçi.

Ai ka vlerësuar se trazirat e marsit 2004 i shkaktuan dëm të madh Kosovës, duke theksuar se KFOR-i dhe UNMIK-u ishin përballur me një situatë të rëndë.

“KFOR-i pothuajse ishte dorëzuar përballë protestuesve… UNMIK-u ishte defunksionalizuar. Atë që Beogradi mundohej të na e atribuonte për shumë vite, tani po vetëidentifikoheshim. Asgjë më e keqe nuk mund t’i ndodhte Kosovës”, ka deklaruar ai.

Paralajmërimi për lëvizjen e ushtrisë serbe

Thaçi ka treguar se në mbrëmjen e asaj dite, liderët vendorë u takuan me drejtuesit e UNMIK-ut, KFOR-it dhe disa ambasadorë të vendeve perëndimore.

Sipas tij, gjatë takimit u dha një paralajmërim se ushtria serbe ishte mobilizuar dhe po lëvizte në drejtim të Kosovës.

“Informacionet tona po tregojnë se Ushtria serbe është mobilizuar dhe ka filluar të lëvizë në drejtim të Kosovës”, ka qenë mesazhi që, sipas Thaçit, u dha nga partnerët ndërkombëtarë.

Ai ka thënë se autoritetet ndërkombëtare kishin vazhduar kontaktet me Beogradin, ndërsa raportohej edhe për fluturime të aeroplanëve MIG pranë hapësirës ajrore të Kosovës.

Megjithatë, sipas Thaçit, Beogradi u ndal pas një paralajmërimi të qartë nga komuniteti ndërkombëtar.

“‘Nëse i afroheni Kosovës, do të jeni në konflikt me NATO-n’ – kaq mjaftoi që Beogradi të kthehet mbrapsht”, ka rrëfyer ai.

Thaçi ka përmendur edhe vizitën e atëhershme të përfaqësuesit të politikës së jashtme të BE-së, Javier Solana, në Prishtinë, duke thënë se ai ishte treguar shumë kritik ndaj liderëve vendorë.

Sipas tij, më pas diplomati amerikan Marc Grossman kishte ndihmuar që procesi të merrte një drejtim tjetër.

thaçitraziratkosovës

Të ngjashme

Osmani në Vjenë: Rruga evropiane e Kosovës është pjesë e identitetit tonë

Osmani në Vjenë: Rruga evropiane e Kosovës është pjesë e identitetit tonë

12:49
Gazetari Mentor Gjergjaj zgjidhet në krye të Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës

Gazetari Mentor Gjergjaj zgjidhet në krye të Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës

12:15
Dënimi maksimal 15 vjet, vuajtja e burgut në Kosovë, të dënuarit mund të falen nga Presidenti i Kosovës- detaje nga Projektligji për Specialen

Dënimi maksimal 15 vjet, vuajtja e burgut në Kosovë, të dënuarit mund të falen nga Presidenti i Kosovës- detaje nga Projektligji për Specialen

11:02
Kusari-Lila viziton Ambasadën e Kosovës në Strasburg: Shteti ynë tashmë ka shtëpinë e vet në pronësi

Kusari-Lila viziton Ambasadën e Kosovës në Strasburg: Shteti ynë tashmë ka shtëpinë e vet në pronësi

09:25

Më shumë nga Lajme

  • 17:18Ky është vendi ku do të mbahet takimi Kurti-Hamza
  • 17:17Koci, Grudës: Mos u ngut, miratimi i ndryshimeve në Kuvend nuk garanton se ato nuk shqyrtohen në Hagë
  • 16:20Hamza përfundon takimin në PDK: Ligji duhet me u aprovu, po shkoj në takim te Kurti
  • 16:20Takohen Kurti dhe Abdixhiku, diskutohet për presidentin dhe Ligjin për Specialen
  • 16:14Çlirim Haziri bashkë me fëmijët e dëshmorëve u bëjnë thirrje deputetëve të të gjitha partive politike që ta votojnë ndryshimin e Ligjit për Specialen