Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Themelohet Fondi i detyrueshëm i Kujdesit Shëndetësor

GD
Gazeta Demos2 qershor 2026 në 09:09
Themelohet Fondi i detyrueshëm i Kujdesit Shëndetësor

Qeveria në detyrë e Kosovës ka mbajtur mbrëmë një mbledhje elektronike, në të cilën ka marrë disa vendime të rëndësishme në fushën e shëndetësisë, bashkëpunimit ndërkombëtar dhe inovacionit teknologjik.

Sipas njoftimit të Qeverisë, ekzekutivi ka vendosur të themelojë Fondin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor të Republikës së Kosovës, duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm drejt forcimit të sistemit të financimit të kujdesit shëndetësor në vend.

“Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka themeluar Fondin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor të Republikës së Kosovës”, thuhet në vendimin e miratuar gjatë mbledhjes elektronike.

Në të njëjtën mbledhje, është miratuar edhe kërkesa e Ministrisë së Shëndetësisë për ndarjen e mjeteve buxhetore në vlerë prej 400 mijë eurosh për zbatimin e Marrëveshjes me trupat e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

“Është miratuar kërkesa e Ministrisë së Shëndetësisë për ndarjen e mjeteve buxhetore në shumë prej 400,000.00 euro për zbatimin e Marrëveshjes me trupat e Organizatës së Kombeve të Bashkuara”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, Qeveria ka aprovuar ndarjen e 153 mijë eurove për mbështetjen e tri ngjarjeve në kuadër të iniciativës “OctoberTech”, e cila synon të promovojë teknologjinë dhe inovacionin në Kosovë.

Sipas vendimit, mjetet janë ndarë “me qëllim të mbështetjes së realizimit të tri (3) eventeve në kuadër të ‘OctoberTech’ – iniciativë që bashkon ngjarjet më të mëdha të teknologjisë dhe inovacionit në Kosovë”.

Në total, përmes vendimeve të marra në mbledhjen elektronike janë ndarë 553 mijë euro për projekte që lidhen me sektorin e shëndetësisë dhe zhvillimin e teknologjisë, ndërsa themelimi i Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor konsiderohet ndër vendimet më të rëndësishme të miratuara nga ekzekutivi në këtë mbledhje.

Fondi i detyrueshëm i Kujdesit Shëndetësor

Më shumë nga Lajme

  • 21:02Përshkallzon protesta në Tiranë, protestuesit kërkojnë të hyjnë në ambientet e Kryeministrisë!
  • 21:02Haxhiu kritikon gjashtë deputetët e LDK-së: Bojkoti ndaj presidentit është papërgjegjësi
  • 20:53Kongresisti amerikan: Vuçiqi, kukull e Kinës, teknologjia kineze të refuzohet
  • 20:43Haxhiu për marrëveshjen VV-LDK: E konsideroj se ende ekziston, nuk e kuptoj kundërshtimin e gjashtë deputetëve
  • 20:33"Neva na la me dhimbje e merzi, por me krenari..", Tahiri jep detaje rreth ceremoisë së varrimit të nënës