Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Themelimi i xhandarmërisë, Musliu: Spektakël politik para zgjedhjeve

GD
Gazeta Demos19 maj 2026 në 14:32
Themelimi i xhandarmërisë, Musliu: Spektakël politik para zgjedhjeve

Ganimete Musliu i ka quajtur propagandë elektorale deklaratat nga pushtetit për krijim të xhandarmërisë. Ajo ka thënë se pas katër vitesh qeverisjeje me pak rezultate, sot po na shitet “xhandarmëria” si sukses i madh.

Sipas saj, qytetarët s’kanë nevojë për propagandë të re por për vende të reja puna e ulje të çmimeve, dhe se e gjithë kjo është një spektakël politik para zgjedhjeve.

Musliu gjithashtu thekson se fillimisht policëve u duhen uniforma të reja e këpucë, si dhe paga të dinjitetshme, që natën mos të punojnë kamarierë e taksistë.

Postimi i plotë:

KUR NUK KE ÇKA T’U OFROSH QYTETARËVE NË EKONOMI, MIRËQENIE DHE ZHVILLIM, ATËHERË NIS PRODHIMIN E “STRUKTURAVE TË REJA” PËR PROPAGANDË ELEKTORALE.

Pas katër vitesh qeverisjeje me shumë zhurmë e pak rezultate, sot po na shitet edhe “Xhandarmëria” si sukses i madh.

Kosova ka nevojë për shtet funksional, polici profesionale dhe institucione efikase, jo për iniciativa të nxituara që duken më shumë si spektakël politik para zgjedhjeve.

Siguria nuk ndërtohet me konferenca e postime në Facebook, por me strategji serioze, koordinim institucional dhe mbështetje për Policinë e Kosovës, e jo me krijim strukturash paralele për konsum ditor politik.

Qytetarët sot kanë nevojë për vende pune, ulje të çmimeve, zhvillim ekonomik dhe siguri reale, jo për propagandë të re, nocione të reja dhe mashtrime të sofistikuara.

Na duhen uniforma të reja për policët, këpucë të papërshkueshme nga uji, sigurime shëndetësore dhe jetësore për policë e ushtarë, si dhe paga të dinjitetshme, që policët e ushtarët të mos punojnë ditën policë, e natën kamarierë apo taksistë.

Ganimete Musliu

Më shumë nga Lajme

  • 21:03Ndërpritet furnizimi me ujë në Spitalin e Mitrovicës së Veriut, KRU “Mitrovica” po punon për sanimin e defektit
  • 21:02Sveçla i reagon Ramës: Familja nuk duhet të jetë pjesë e debatit, por përgjigju për qeverisjen
  • 20:52“Kosova varet 100% nga importi”, Ahmeti kërkon masa pas rritjes së çmimeve të derivateve
  • 20:51Trump: Bisedimet me Iranin po vazhdojnë, Ngushtica e Hormuzit mund të rihapet që nesër
  • 20:44Incidenti në Malishevë: Ia gjobitën vëllanë 40 euro, rrahu tre policë