Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës është shtyrë për nesër, në orën 11:00, pasi deputetët nuk u paraqitën me kohë në sallën e Kuvendit.
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se punimet do të vazhdojnë nesër, duke shprehur pakënaqësi për mungesën e deputetëve.
“Seanca i vazhdon punimet nesër në orën 11:00. Nuk është serioze që edhe 30 minuta pas orës 14:00 deputetët nuk po vijnë. Unë nuk kam mundësi të funksionoj e të pres deri në pafundësi”, deklaroi Haxhiu.




