Amerikani i dytë që po dëshmon pro Hashim Thaçit, Paul Williams, ish-këshilltari ligjor i delegacionit të Kosovës në Rambuje, është pyetur për kohën e marrëveshjes dhe për veprimet e Hashim Thaçit.
Një raport të cituar nga mbrojtja në sallën e gjykatores, thuhej se “Thaçi kontrollohej nga jashtë dhe shqiptarët e diasporës ishin më këmbëngulës” dhe një gjë e tillë u konfirmua nga vet Williams.
Se “Thaçi kontrollohej fort nga jashtë në Rambuje”, juristi i renditi disa arsye, që sipas tij e bindën që kishte kontroll, por jo të plotë,
“Baza për këtë përfundim janë disa faktorë, bisedat e shumta përmes thirrjeve telefonike që Thaçi realizonte me persona të ndryshëm nga jashtë Kështjellës. Kishte thirrje vazhdimisht, që shpesh nënkuptonte që duhej të dilte jashtë ose të shkonte në një cep të dhomës.
Përfshirja ime në fshatin e Rambujesë, jashtë Kështjellës, ku takohesha rregullisht me një shqiptaro-amerikan, që kishte marrëdhënie të ngushtë me UÇK-në dhe persona të tjerë të cilët më janë identifikuar si pjesëtarë të UÇK-së, ku diskutonim dispozita të ndryshme, sa i përket tekstit të marrëveshjes.
Mund të lexohej edhe nga gjestikulacioni. Krijohej përshtypja që dikush ishte në kontroll të negociatave ose në kontroll të pjesshëm. Nuk më është krijuar që kishte kontroll të plotë, por mendoj se përfaqësonte interesa nga jashtë.” , tha Williams.
Shqiptaro-amerikani i përmendur është Dino Hasani, tha tutje ish ai, duke treguar se thirrjet që Thaçi i zhvillonte ishin me shqiptarë të Kosovës, por edhe me komandantë të zonave.
