Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Tha se do ta spastronte Kosovën” – Haradinaj ministres serbe: Kosova është kapitullimi i Serbisë, jo zemra e saj

GD
Gazeta Demos14 korrik 2026 në 17:26
“Tha se do ta spastronte Kosovën” – Haradinaj ministres serbe: Kosova është kapitullimi i Serbisë, jo zemra e saj

Ish-gjenerali i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Daut Haradinaj, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviç, e cila u shpreh publikisht se po të ishte në vend të Sllobodan Millosheviçit në vitin 1998, do ta spastronte etnikisht Kosovën

Haradinaj ka deklaruar se kjo gjuhë e trashëguar nga epoka e Millosheviçit vetëm sa e rrit gatishmërinë e shqiptarëve për ta mbrojtur lirinë dhe shtetësinë e tyre.

“Kosova kurrë nuk ka qenë zemra e Serbisë. Kosova ka qenë dhe mbetet fundi i Serbisë dhe kapitullimi i saj. Kjo gjuhë millosheviçiane vetëm sa e forcon vetëdijen tonë kombëtare si një komb i lirë dhe i gatshëm ta mbrojë këtë shtet dhe këtë liri nga mendësia gjenocidale, e cila shihet që është bartur brez pas brezi”, ka shkruar Haradinaj.

Ai e ka shkruar se “Kosova është zemra e secilit shqiptar”.

Deklarata e ministres serbe Paunoviç ka nxitur reagime të shumta e të njëpasnjëshme nga figura të njohura politike dhe publike në Kosovë dhe Shqipëri, të cilët e kanë dënuar këtë qasje si dëshmi të faktit se mendësia e viteve të ’90-ta vazhdon të jetë e pranishme në strukturat qeverisëse të Beogradit.

AAK

Më shumë nga Lajme

  • 20:07Bushati për deklaratat e Zelenskyt në Serbi: Mund të kishte treguar më shumë vlerësim për Kosovën, ka qëndruar fuqishëm krah Ukrainës
  • 19:59Gërmimet në Zubin Potok, prokurorja Salihu-Shamolli njoftohet për gjetjet dhe rezultatet e deritanishme
  • 19:56Fitore Pacolli e quan opozitën “të shkretë”
  • 19:46Banorja rrëfen momentet pas vrasjes në Korçë: Dëgjova një zhurmë të madhe, pashë të riun të shtrirë
  • 19:31Ndalet në Jarinjë një pjesëtar i MUP-it serb, i merret shtetësia e Kosovës