Një tërmet me magnitudë 4.8 ballë sipas shkallës Rihter ka goditur sonte territorin e Kosovës, përkatësisht zonën juglindore, në rajonin Prizren–Shtërpcë.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Ekonomisë, bazuar në të dhënat e Rrjetit Sizmologjik, Shërbimit Gjeologjik të Kosovës dhe Qendrës Sizmike Euro-Mediterane, tërmeti ka ndodhur në orën 22:09 sipas kohës lokale.
Autoritetet kanë bërë të ditur se tërmeti është ndier dukshëm nga qytetarët në disa pjesë të Kosovës, për shkak të forcës relativisht të lartë dhe thellësisë së cekët
