Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Tërmet i fuqishëm në Greqi, lëkundjet ndihen edhe në Shqipëri

GD
Gazeta Demos8 mars 2026 në 16:08
Tërmet i fuqishëm në Greqi, lëkundjet ndihen edhe në Shqipëri

Një tërmet me magnitudë 5.3 të shkallës Rihter u regjistrua në orën 05:32 në rajonin e Thesprotisë në Greqi, sipas njoftimit të Instituti Gjeodinamik i Observatorit Kombëtar të Athinës.

Sipas të dhënave zyrtare, epiqendra e tërmetit ndodhej rreth 12 kilometra në lindje të zonës Leptokarya, ndërsa thellësia vlerësohet rreth 13 kilometra.

Lëkundjet sizmike u ndjenë në disa zona të Greqisë, por edhe të Shqipërisë. Më konkretisht qytetet e Sarandës dhe Gjirokastrës ishin më të prekurat.

“Në Sarandë na zgjoi nga gjumi pasi tundej krevati. Dukej sikur zgjati shumë sa filluam të reagonim. Herët e tjera më pak, por ndihej sërish”, tha një qytetar në website-n e Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare.

Pas tërmetit kryesor janë regjistruar një seri pasgoditjesh, ku më e forta ka arritur magnitudën 4.7, ndërsa një tjetër 3.4 të shkallës Rihter.

Guvernatori rajonal i Epirit, Alexandros Kahrimanis, deklaroi për ERT se pasgoditjet po vijojnë, por deri tani nuk janë raportuar probleme serioze. Ai e përshkroi tërmetin si shumë të fortë, veçanërisht në bashkinë Zitsa.

Sipas tij, janë regjistruar edhe disa rrëshqitje të vogla gurësh në autostradën Egnatia, në segmentin drejt Igumenicës.

Ndërkohë, nënkryetari i bashkisë për Mbrojtjen Civile në Janinë, Efthimios Chrysostomou, tha se banorët kanë dalë jashtë banesave nga frika dhe se në disa zona është regjistruar edhe ndërprerje e energjisë elektrike, siç ndodh shpesh pas tërmeteve mbi 5 Rihter.

Presidenti i Organizatës për Planifikimin dhe Mbrojtjen nga Tërmetet, Efthimis Lekkas, theksoi se tërmeti kishte një thellësi të vogël dhe se pasgoditjet janë një “shenjë pozitive”, derisa të qartësohet nëse lëkundja me magnitudë rreth 5.3 ishte tërmeti kryesor.

Ai gjithashtu këshilloi banorët që të mos përdorin banesat që kanë pësuar dëme minimale, pa u kontrolluar më parë nga specialistët, shkruan Tvklan

Më shumë nga Lajme

  • 16:32Gjashtë motoçikleta sekuestrohen në Pejë gjatë aksionit për sigurinë në shkolla
  • 16:20Program i ri strehimi në Shqipëri, Rama: 7 mijë banesa do jepen në Tiranë në vitin 2027
  • 16:19Zyrtarët policorë mbështesin aksionin vullnetar për dhurimin e gjakut
  • 16:16Arrestohet një i dyshuar për marrje ryshfeti
  • 16:14“Kosova po pret”, Endrit Thaçi bën thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri