Një tërmet me magnitudë 5.1, me epiqendër në Chupaca të Junin-it, la të vdekur një person dhe shkaktoi lëndime te rreth dhjetë të tjerë të shtunën në mbrëmje në Peru, si dhe dëmtoi spitale e monumente fetare në zonën e Andeve.
Të paktën një person ka humbur jetën dhe dhjetë të tjerë janë lënduar pasi një tërmet me magnitudë 5.1 goditi Perunë qendrore, shkruan Euronews .
Tërmeti goditi të shtunën në mbrëmje, me epiqendër pranë qytetit Chupaca në rajonin andin të Junin-it, në një thellësi prej 24 kilometrash.
