Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), temperaturat e larta pritet të vazhdojnë edhe gjatë dhjetëditëshit të parë të shtatorit.Sipas parashikimit të IHMK-së, dita e sotme do të karakterizohet nga mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë. Vranësira të pakta deri mesatare mund të shfaqen kryesisht në zonat përreth relievit malor.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 12 deri në 16°C, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë nga 29 deri në 33°C.


