Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Temperatura deri në 34°C gjatë kësaj jave, të martën mundësi për reshje e rrufe

GD
Gazeta Demos17 gusht 2026 në 07:22
Temperatura deri në 34°C gjatë kësaj jave, të martën mundësi për reshje e rrufe

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka publikuar parashikimin e motit për periudhën 17–21 gusht 2026, ku pritet mot kryesisht me diell, ndërsa të martën në disa zona mund të ketë reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Të hënën, më 17 gusht, pritet mot me diell dhe vranësira të pjesshme. Temperaturat minimale do të jenë 10–14°C, ndërsa maksimalet 28–34°C.

Të martën, më 18 gusht, parashihen intervale me diell dhe vranësira, të cilat lokalisht mund të sjellin reshje shiu dhe rrufe. Në zonat me zhvillime konvektive mund të ketë edhe rritje të përkohshme të shpejtësisë së erës. Temperaturat do të lëvizin nga 11–15°C minimalet dhe 24–28°C maksimalet.

Të mërkurën, më 19 gusht, pritet mot me diell dhe pjesërisht i vranët, me temperatura 10–14°C dhe 24–30°C.

Të enjten, më 20 gusht, moti do të jetë kryesisht me diell, me pak vranësira në zonat malore. Temperaturat pritet të jenë 9–13°C minimalet dhe 27–33°C maksimalet.

Të premten, më 21 gusht, pritet mot kryesisht me diell, me temperatura minimale 11–15°C dhe maksimale 29–34°C.

gushtdielltemperatura

Të ngjashme

Mot me diell, ky është paradhikimi për sot

Mot me diell, ky është parashikimi për sot

07:53

Më shumë nga Lajme

  • 11:25Hamza thërret takim të Kryesisë dhe Grupit Parlamentar të PDK-së
  • 11:06Ramadani: Aleanca, e vetmja që e lexoi lojën e Kurtit
  • 10:49"Nëse jam unë serb, edhe UÇK-ja është e serbisë" - Si u nervozua Fehmi Lladrovci gjatë një mbledhje në mërgim
  • 10:39Përleshje në Zubin Potok, një person lëndohet rëndë dhe katër të dyshuar arrestohen
  • 10:24Vetëm tri ditë afat: Kosova drejt një tjetër krize institucionale?