Në Policinë e Kosovës janë të raportuar tri raste të ndara të armëmbajtjes dhe përdorimit të armëve në rajonin e Prishtinës - gjegjësisht në Drenas, Podujevë dhe Prishtinë, të gjitha këto të ndodhura më 23 gusht.
Në Drenas, një person është arrestuar nën dyshimin se kishte shtënë me armë zjarri nga vetura në lëvizje.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar tetë gëzhoja, ndërsa nga i dyshuari është konfiskuar një revole me gaz dhe 88 fishekë. Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.
Në Podujevë, pas raportimit për të shtëna me armë zjarri, policia ka konfiskuar nga një i dyshuar një pistoletë me gaz dhe 11 fishekë.




