Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

"Te shohim...", gruaja e Veselit: Kemi marrë ftesë nga Albulena Haxhiu, por mos i shko ma tutje

GD
Gazeta Demos23 shtator 2026 në 08:56
"Te shohim...", gruaja e Veselit: Kemi marrë ftesë nga Albulena Haxhiu, por mos i shko ma tutje

Mbrëmë ka qenë nata e 7-të me radhë e protestave gjithëpopullore të cilat po mbahen në sheshin “Skenderbeu” pas verdiktit të Gjykatës Speciale për 81 vite burgim për katër ish-krerët e UÇK-së.

E pranishme natën e mbrëmshme në protestë ishte edhe gruaja e ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli,  i cili nga Haga u dënua me 18 vite burgim.

Gruaja e Veselit, Violeta, tha se nuk dëshironte të qëndronte në ballë të protestës, por qëndroi në mes qytetarëve të cilët i falëndero për përkrahjen që po i japin si Veselit dhe gjithë familjes.

“Për aktgjykimin s’kam çka flasë faleminderit shumë nga zemra këtyre njerëzve që s’u lodhët tu na përkrah. Kam hy në mes se s’kam pas qef me nejt në fillim po kam dashtë me nejt me ta”,deklaroi ajo për insajderi.

E pyetur nëse ka kontaktuar me Veselin në lidhje me protestën, ajo tha se nuk ka folur mbi këtë çështje, por se normalisht ai është njoftuar përmes lajmeve mbi zhvillimet në protestë.

“S’e kam bisedu, por sigurisht se i ka pa edhe përmes televizionit. Sigurisht se është i kënaqur.”.

“Mirë është shumë mirë, i fortë si gjithë. Edhe familja është mirë”.

“Jo s’kam qenë çdo natë se s’kam mujt, por..”

E njëjta është pyetur edhe për ftesën që ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu iu bëri familjes Veseli, Thaçi, Krasniqi dhe Selimi për një takim të përbashkët.

Kjo e fundit e konfirmoi se ka pranuar ftesën, por duke mos dashur të zgjasë deklarimin mbi këtë situatë.

“Kemi marrë, mos  i shko ma tutje se te shohim”,shtoi ajo.

Duhet theksuar se pas verdiktit në Hagë protestat të vazhdueshme po mbahen në Prishtinë nga ku kërkohet zhbërja e kësaj Gjykatë dhe përkrahje sa më e madhe qytetarë e institucionale për ish-krerët e UÇK-së.

gruajaveselitshohim

Të ngjashme

Liri, djali i Kadri Veselit në protestën e studentëve kundër vendimit në Hagë

Liri, djali i Kadri Veselit në protestën e studentëve kundër vendimit në Hagë

14:36

Më shumë nga Lajme

  • 09:57Takimi Kurti-Kallas, Behrami: Pas vendimit në Hagë, tash presioni do të jetë shumë i madh
  • 09:42Dyshohet se dhunuan dy femra, arrestohen dy persona në Kaçanik
  • 09:22Vali Corleone dënohet me 1 vit burgim me kusht dhe 4 mijë euro gjobë për posedim të narkotikëve
  • 09:19“Drejtësi, jo politikë” – shqiptarët protestuan para OKB-së kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK-së
  • 09:18Afati kushtetues po afron: Çfarë ndodh nëse Kosova mbetet pa President pas 4 tetorit?