Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Të premten, KEDS dhe Qeveria Kurti dëgjojnë zërin e qytetarëve për çmimet e larta

GD
Gazeta Demos5 shkurt 2026 në 22:30
Të premten, KEDS dhe Qeveria Kurti dëgjojnë zërin e qytetarëve për çmimet e larta

Nesër, qytetarët e Kosovës pritet të protestojnë kundër paralajmërimeve për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, në bashkëpunim me organizatën “Përpjekja”, kanë thirrur tubimin që nis në ora 13:00 pranë ndërtesës së KEDS-it dhe përfundon para Qeverisë së Kosovës.

Organizatorët kritikojnë rritjet e vazhdueshme të faturave që nga viti 2022, duke i cilësuar si të padrejta dhe të dëmshme për qytetarët. Ata akuzojnë KEDS-in për keqmenaxhim dhe përfitime të mëdha nga energjia e prodhuar nga KEK-u, duke e shitur atë qytetarëve me çmime shumëfish më të larta.

“Qytetarët e Kosovës sot nuk paguajnë vetëm koston reale të rrymës, por edhe humbjet, keqmenaxhimin dhe gabimet e KEDS-it, vetëm për të garantuar fitime gjithnjë e më të mëdha për këtë kompani,” thuhet në komunikatën e organizatorëve për media.

Protestuesit kërkojnë refuzimin e menjëhershëm të kërkesës për rritjen e çmimeve dhe nisjen e procesit për rikthimin e KEDS-it në pronësi publike, një kërkesë që mbështetet edhe nga sindikatat. Ata ftojnë të gjithë qytetarët të bashkohen për të ndalur, siç e quajnë, “hajninë shumëvjeçare” dhe për të rikthyer energjinë elektrike në shërbim të popullit.

Proteste

Më shumë nga Lajme

  • 23:34Pushtet i ri në Serbi, qasje e vjetër ndaj Kosovës
  • 23:11Pas Brodit, dyshime për mbetje mortore edhe në Fushë-Kosovë
  • 22:51Pandeli Majko trondit Asamblenë e PS-së: Kam informacion për 1 mijë orë filmime erotike dhe korruptive, jepni dorëheqjen
  • 22:50Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
  • 22:24Maqedonci: Mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme amerikane