Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Të gjithëve na dihet kush i organizon” – Osmani flet për fushatat kundër saj në rrjetet sociale

GD
Gazeta Demos7 prill 2026 në 22:11
“Të gjithëve na dihet kush i organizon” – Osmani flet për fushatat kundër saj në rrjetet sociale

Pasi po përballet tash edhe vetë me to, ish-presidentja Vjosa Osmani ka folur për lincimet në mediat sociale.

Për ato që i drejtohen asaj, tash kur i prishi raportet me Vetëvendosjen dhe Albin Kurtin, tha se vetëm e rrisin.

“Sa më shumë që e rrisin dozën, aq më shumë rritem”, deklaroi ajo në Pressing.

Por kur u pyet se kush po i organizon, zonja Osmani nuk e përmendi emrin, por nënkuptoi se adresa është Vetëvendosja.

“Unë mendoj që të gjithë e dinë kush po e organizon, kush e shtyen. Por në të njëjtën kohë, të gjithëve duhet t’u bëhet e qartë një gjë. Në momentin kur dikush është përballë me Vuçiçin në përballjet më të ashpra, quhet motër e Vuçiçit; dikush që ka mbrojtur interesin e Kosovës, bëhet tradhtar… Nëse këto ndodhin në politikë, kjo do të depërtojë në çdo pore të shoqërisë sonë. Rreziku është kur e vërteta nuk do të ketë rëndësi, puna e ndershme nuk do të ketë rëndësi, por vetëm një imazh me inteligjencë artificiale që dikush ta ndërton”, tha ajo.

“Le ta shoh secila nanë, se kur kjo ka arritur deri këtu, nesër do të përballet secili. Është betejë për vlera njerëzore”.

Osmani u pyet pse, sa ka qenë presidente, ka qenë e heshtur dhe selektive në reagime për fushatat dhe kërcënimet ndaj gazetarëve.

“Nuk kam qenë selektive. Në çdo rast që kam pasur të flas, e kam bërë. Nuk kam folur ndoshta për rastet veç e veç… Kur ka pasur sulme fizike, unë i kam thirrur institucionet e sigurisë dhe jam siguruar që të merren të gjitha masat për mbrojtjen e gazetarëve”.

“Detyra e presidentit nuk është të merret vetëm me fjalë, por edhe me vepra, dhe këtë e kam bërë”, tha ajo, teksa mbrojti qendrimin se për shumicën e reagimeve të AGK-së vazhdon të mos pajtohet, sidomos në lidhje me ato që kishin të bënin me raportime për punën ose familjen e saj.

Vjosa Osmani

Më shumë nga Lajme

  • 00:37Kriza institucionale, Hamza nuk përjashton protestat
  • 23:43Takimet me Kurtin, Haziri: Sa herë që ftohemi, do të takohemi
  • 23:40Haziri për mbylljen e derës së sallës së Kuvendit: Ky veprim është frikë
  • 23:33Haziri: LDK kërkoi seancë sonte deri në mesnatë për të ruajtur afatet kushtetuese
  • 23:20Nrecaj: Nëse nuk ka konstituim të Kuvendit deri në mesnatë, vendi mund të hyjë në krizë të paprecedentë