Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Takimi Haxhiu-Von der Leyen, Presidenca: U diskutua për zgjedhjen e presidentit dhe dënimin e ish-krerëve të UÇK’së

GD
Gazeta Demos1 tetor 2026 në 15:27
Takimi Haxhiu-Von der Leyen, Presidenca: U diskutua për zgjedhjen e presidentit dhe dënimin e ish-krerëve të UÇK’së

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Në komunikatën për media, bëhet e ditur se gjatë takimit, është diskutuar për zhvillimet politike në vend dhe nevojën për ta zgjedhur Presidentin brenda afatit të mbetur.

Po ashtu, në njoftim shtohet edhe se, Haxhiu, ka shprehur shqetësimin  e saj dhe të qytetarëve të Kosovës për dënimin e ish-krerëve të UÇK’së.

“Nënvizova se institucionet e Kosovës do të vazhdojnë t’i mbështesin ekipet mbrojtëse të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit në procesin e apelit. Në këtë drejtim, do të angazhohemi për hartimin e një strategjie të përbashkët shtetërore, duke i bashkërenduar veprimet me ekipet mbrojtëse dhe ekspertët, në mënyrë që mbështetja jonë t’u shërbejë sa më mirë atyre në këtë proces”, ka thënë U.D. Presidentja Haxhiu.

Haxhiu po ashtu, shtohet në njoftim, ka theksuar nevojën që Bashkimi Evropian ta shqyrtojë aplikimin e Kosovës për anëtarësim, të dorëzuar më 14 dhjetor 2022, si dhe ka kërkuar angazhimin e drejtpërdrejtë të Presidentes Von der Leyen në këtë proces.

“Bisedova edhe për zbatimin e Planit të Rritjes dhe reformat që na presin. Kosova ka dorëzuar Agjendën e Reformave, ka ratifikuar marrëveshjet përkatëse dhe ka filluar të përfitojë nga parafinancimi”, ka thënë Haxhiu.

leyenhaxhiudënimin

Të ngjashme

Haxhiu pret në takim Von der Leyen

Haxhiu pret në takim Von der Leyen

13:12
Von der Leyen e ndan në “X” mesazhin kryesor që e la teksa fliste në konferencë me Kurtin

Von der Leyen e ndan në “X” mesazhin kryesor që e la teksa fliste në konferencë me Kurtin

16:04
Von der Leyen për ndryshimin e ligjit për Specialen, e shikon Kurti: I takon Kosovës të vendosë

Von der Leyen për ndryshimin e ligjit për Specialen, e shikon Kurti: I takon Kosovës të vendosë

15:11
Von der Leyen për dënimin e katërshës së UÇK-së: Vendimi ka të bëjë me përgjegjësi individuale

Von der Leyen për dënimin e katërshës së UÇK-së: Vendimi ka të bëjë me përgjegjësi individuale

15:10

Më shumë nga Lajme

  • 16:03I shkaktoi dëm shtetit mbi 15 milionë euro, PSRK ngrit aktakuzë ndaj Naser Hafizit zyrtarit të Ministrisë së Mjedisit
  • 15:38“Unë jam veç një çlirimtar”, gruaja e Jakup Krasniqit me mesazh të fuqishëm nga protesta
  • 15:38I shkaktoi dëm shtetit mbi 15 milionë euro, ngritet aktakuzë ndaj zyrtarit të Ministrisë së Mjedisit
  • 15:30Gucati: Kauza jonë është që ata të dalin të lirë sa më shpejt
  • 15:28Numër i madh i protestuesve nisen të mblidhen tek sheshi “Skenderbeu”