Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

I shkaktoi dëm shtetit mbi 15 milionë euro, ngritet aktakuzë ndaj zyrtarit të Ministrisë së Mjedisit

GD
Gazeta Demos1 tetor 2026 në 15:38
I shkaktoi dëm shtetit mbi 15 milionë euro, ngritet aktakuzë ndaj zyrtarit të Ministrisë së Mjedisit

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur një aktakuzë ndaj N.H. për tri vepra penale: ”Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Shpëlarja e parave” dhe “Mosraportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”, dhe një aktakuzë ndaj I.B për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Në njoftim shtohet se, dyshohet që N.H. gjatë viteve 2021-2023., në cilësinë e personit zyrtar në Ministrinë e Mjedisit, ka tejkaluar kompetencat ligjore dhe nuk i ka përmbushur detyrat zyrtare, dhe me qëllim që operatorëve ekonomikë të caktuar, ambalazhues të ujit, t’u mundësojë përfitime pasurore të kundërligjshme, duke i shkaktuar dëm buxhetit të shtetit në shumën e përgjithshme prej 15.752.486,07 euro.

Njoftim:

Aktakuzë ndaj N.H. për disa vepra penale

Prishtinë, 01 tetor 2026 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur një aktakuzë ndaj të pandehurit N.H. për tri vepra penale: ”Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Shpëlarja e parave” dhe “Mosraportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”, dhe një aktakuzë ndaj I.B për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas aktakuzës, N.H. gjatë viteve 2021-2023., në cilësinë e personit zyrtar në Ministrinë e Mjedisit, ka tejkaluar kompetencat ligjore dhe nuk i ka përmbushur detyrat zyrtare, dhe me qëllim që operatorëve ekonomikë të caktuar, ambalazhues të ujit, t’u mundësojë përfitime pasurore të kundërligjshme, duke i shkaktuar dëm buxhetit të shtetit në shumën e përgjithshme prej 15.752.486,07 euro.

I pandehuri akuzohet se, nuk i ka dërguar të gjithë operatorët ekonomikë në vlerësim të Grupit punues Ministror. Ndërsa, pas pranimit të raportit nga ky grup, N.H operatorët me qëllim të favorizimit i ka selektuar në tri grupe, duke u mundësuar që detyrimet financiare të përcaktoheshin mbi bazën e raportimeve të tyre të paverifikuara.

Po ashtu, i pandehuri nuk i ka zbatuar vlerësimet e Grupit punues, në caktimin e borxheve të operatorëve, duke i zvogëluar detyrimet financiare për shfrytëzimin e ujit.

aktakuzëndajmjedisit

Të ngjashme

I shkaktoi dëm shtetit mbi 15 milionë euro, PSRK ngrit aktakuzë ndaj Naser Hafizit zyrtarit të Ministrisë së Mjedisit

I shkaktoi dëm shtetit mbi 15 milionë euro, PSRK ngrit aktakuzë ndaj Naser Hafizit zyrtarit të Ministrisë së Mjedisit

16:03
Prizreni voton unanimisht Deklaratën për aktgjykimin ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së

Prizreni voton unanimisht Deklaratën për aktgjykimin ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së

11:18
Ylli i Tottenhamit i jep fitore Shqipërisë U19 ndaj Lituanisë

Ylli i Tottenhamit i jep fitore Shqipërisë U19 ndaj Lituanisë

19:30
Cristiano Ronaldo s’do luajë as ndaj Danimarkës!?

Cristiano Ronaldo s’do luajë as ndaj Danimarkës!?

18:52

Më shumë nga Lajme

  • 16:04Von der Leyen e ndan në “X” mesazhin kryesor që e la teksa fliste në konferencë me Kurtin
  • 15:38“Unë jam veç një çlirimtar”, gruaja e Jakup Krasniqit me mesazh të fuqishëm nga protesta
  • 15:30Gucati: Kauza jonë është që ata të dalin të lirë sa më shpejt
  • 15:28Numër i madh i protestuesve nisen të mblidhen tek sheshi “Skenderbeu”
  • 15:27Takimi Haxhiu-Von der Leyen, Presidenca: U diskutua për zgjedhjen e presidentit dhe dënimin e ish-krerëve të UÇK’së