Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri ka folur sot para mediave në lidhje me pagën e 13-të për sektorin publik.
Ai ka thënë se kjo rrogë nuk ka qëllim ta zbut varfërinë e as ta ul pabarazinë, por sipas tij është veprim që ka buruar prej zotimit para-elektoral, që në rast se shkojmë në zgjedhje të ndikoj në votë.
“Ajo që un sot iu them të gjithë anëtarëve të kabinetit të Qeverisë është “marre”, me ia shpërnda rrogën e 13-të për sektorin publik e mos me e ndihmu askënd të sektorit privat. Sot mendja e njerëzve që kanë njëtroh integritet e marre, është te punëtori që është në ndërtimtari sot, te mjeshtri në skele, te ajo zonja që është në arkë në supermarket, është te ju gazetarët që punoni gjithësecili prej jush mbi orarin 8 orësh”, ka thënë Tahiri.
Ai ka thënë se pyetet se edhe çka do të bëj ai vetë me këtë pagë.
“Pyetja tjetër është se ju çka doni të bëni me rrogën e 13-të? Çfarë do veprimi që e bën Besik Tahiri me këtë rrogën e 13-të, as nuk më varfëron më shumë as nuk më pasuron më shumë, por mund të shihet në dy perspektiva. Te ata që thonë ah shih ky po bën diçka po e jep rrogën e 13-të se këta janë politikanë e janë të pasur, pra nga kjo prspektivë ose nga perspektiva tjetër që me ik e me i mbajt këto pare”, ka shtuar Tahiri.
