Nënkryetari i AAK-së Besnik Tahiri, ka komentuar ofendimet e Albin Kurtit gjatë fushatës zgjedhore se ky subjekt politik nuk do ta kalonte pragun, se është një “partiçkë”, “parti familjare” etj dhe ndryshimin e qëndrimit të Kurtit pas kësaj fushate.
Tahiri në emisionin DPT te Fidani tha se nuk bën “Aleancën me hangër në sy”, me fjalë tjera për mos ta nënvlerësuar.
Ai theksoi se gjatë fushatës kishte vërejtur se 90% e popullit mendon se partia që ai përfaqëson “nuk do ta kalonte pragun”.
