Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Tahiri godet Pecin dhe Qeverinë në detyrë: Kanë dështuar t’i mbrojnë çlirimtarët, s’ia kanë mbulu as shpenzimet

GD
Gazeta Demos18 shtator 2025 në 13:43
Tahiri godet Pecin dhe Qeverinë në detyrë: Kanë dështuar t’i mbrojnë çlirimtarët, s’ia kanë mbulu as shpenzimet

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri e cilëson naive dhe të papjekur deklaratën e ministrit në detyrë të Bujqësisë, Faton Peci, lidhur me procesin e gjykimit në Hagë dhe protestave që janë mbajtur atje në mbështetje të tyre.

Peci në Tëvë1 deklaroi se forma e organizimit të protestave mund të ketë efekt të kundërt ndaj procesit gjyqësor, që po zhvillohet ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Madje, tha se disa pamje nga protesta nuk i kanë lënë përshtypje pozitive.

Për këtë, Tahiri tha qeveria në detyrë është dashur t’i mbronin çlirimtarët e popullit të Kosovës.

“Deklaratë naive, e papjekur. Sepse, Gjykata Speciale është gjykatë e Kosovës, e votuar në parlament. Shteti i Kosovës e ka Ministrinë e Drejtësisë dhe kjo ministri u desh me ba çmos dhe maksimumin për të vepruar që kjo gjykatë speciale as të mos vonohet dhe të vendosë drejtësi. E di të nuk i kanë mbuluar shpenzimet, ka pas largim të avokatëve. Këto janë obligime shtetërore të Kosovës. Nuk i bëri as Ministria e Drejtësisë, as lidershipi politik. Qeveria duhet me vepru në mbrojtje të çlirimtarëve, të popullit të Kosovës”, deklaroi ajo në Tëvë1.

Ndërkohë, potencoi se qeveritarët kanë dështuar në mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së.

“Qeveritarët kanë dështuar në detyrën e tyre qeveritare dhe kombëtare, në mbrojtje të gjithë këta që janë sot në gjykatë”, deklaroi ajo.

Më shumë nga Lajme

  • 12:19Lista Serbe ankohet në Kushtetuese për mandatin e Nenad Rashiqit
  • 12:13MPJ e Malit të Zi: Vendimet për “çnjohjen” e Kosovës nga komunat s’kanë asnjë efekt
  • 11:56Këto janë produktet e qumështit në tregun e Kosovës, në të cilat u gjet vaj palme i padeklaruar
  • 11:50Theren me thikë dy persona në Pejë, të dyshuarit në kërkim të Policisë
  • 11:49Nisin përgatitjet për Lojërat Mesdhetare, Kurti mbledh Komitetin Organizativ