Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Tahiri – deputetëve të VV-së: Thoni Gërvalles që ta sjell ligjin për Specialen se jemi blloku

GD
Gazeta Demos30 shtator 2026 në 12:02
Tahiri – deputetëve të VV’së: Thoni Gërvalles që ta sjell ligjin për Specialen se jemi blloku

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, në mbledhjen e komisionit për legjislacion, ka folur për projektligjin për Specialen, duke shtruar pyetjen se pse ky ligj s’po dërgohet në Kuvend nga ministria e Drejtësisë.

Tahiri ka deklaruar se duhet reflektim serioz pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së.

“Një çështje e cila është bukur jetike dhe e cila vjen si rrjedhojë e një vendimi të padrejtë, e një vendimi në masë të madhe e ka kthyer Kosovën në një situatë ku duhet reflektim shumë ma serioz pas vendimit të 16 shtatorit, nuk mund ta tejkalojmë sidomos ne këtu në komision. E konsideroj jetike. Bëj thirrje a bën veç me fol sinqert. Në qoftë se nuk ka vullnet me ardh ligji i cili është sot në Ministrinë e Drejtësisë në Kuvendin e Kosovës me thënë është qëndrim politik. Në qoftë se ka analizë, vlerësim që ky ligj nuk është boll. Të flasim këto 6 ditë veç pak sinqert. Ta dimë pse s’po vjen ligji”, ka deklaruar Tahiri.

Tahiri, drejtuar deputetëve të VV’së, u ka thënë se ‘’a kanë mundësi’’ që ta thërrasin ministren Donika Gërvalla dhe t’i thonë që ta sjell ligjin.

“Ai ligj nuk është analizë. Është shumë i thjeshtë kur e lexon që po flasim për me kriju një filtër. Jo për zhbërje. Se ne e kishim votu edhe zhbërjen, por nuk është zhbërje. Kemi mësuar prej gabimeve që janë bërë në 2015. Nuk kanë lënë bir as zyre pa iu hy me bo presion për me votu këtë ligj, meqë ka pas presion për me ndodh ky ligj, a ka mundësi të kthehemi mbrapa, t’i shohim standardet juridike. A ka mundësi ju që e përfaqësoni Qeverinë, me thirrë ministren Gërvalla, me i thanë a munesh me pru këtë ligj se jemi blloku dhe nuk po mund të ecim përpara”, ka deklaruar deputeti Tahiri.

tahiriligjdeputetëve

Të ngjashme

Tahiri për këngën serbe në Bruksel: BE-ja duhet të kërkojë falje, në Prishtinë të ketë dorëheqje

Tahiri për këngën serbe në Bruksel: BE-ja duhet të kërkojë falje, në Prishtinë të ketë dorëheqje

09:02

Më shumë nga Lajme

  • 09:28Një grua dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Prizrenit, dyshohet se iu përkeqësua gjendja gjatë intervistimit në Polici
  • 09:24Haxhiu: Presim sqarime nga Komisioni Evropian për këngët nacionaliste që u kënduan në hapjen e Forumit të zgjerimit të BE-së
  • 09:09NATO paralajmëron krizë karburanti në rast lufte, as rezervat civile nuk do të mjaftonin
  • 09:04Trump, Xi dhe Putin në një tryezë të përbashkët, ja cilat janë temat që pritet të diskutojnë tre liderët
  • 08:53Revista e njohur botërore promovon Kosovën, sjell në vëmendje bukuritë e Bjeshkëve të Nemuna