Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, në një lidhje direkte për Klan Kosova ka ngritur dyshime se Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti, mund të jetë duke u përgatitur për zhvillimin e seancës për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës.
Sipas tij, kjo mund të bëhet vetëm për 'show e teatër'.
“Me gjasë Kryeministri Kurti mund të jetë duke i bërë përgatitjet që të fillojë seancën për zgjedhjen e Presidentit, të fillojë show-n e tij, teatrin e tij”, deklaroi Tahiri.




