Në orët e fundit është rritur numri i protestuesve para Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës.
Gjithashtu, është shtuar edhe prania e forcave policore.
Përveç atyre që kanë qëndruar në kordonin e vendosur para objekteve institucionale, vetura të tjera policore me pjesëtarë janë futur së fundmi në hapësirat e Kuvendit dhe Qeverisë.
Në orën 24:00 përfundon afati për zgjedhjen e presidentit të vendit dhe të rast të dështimit të këtij procesi Kosova do të shkojë në zgjedhje të reja të jashtëzakonshme.
Kërkesa kryesore e protesuesve është kalimi në lexim të dytë i ndryshimit dhe plotësimit të Ligjit për Gjykatën Speciale, por që Lëvizja Vetëvendosje e ka kushtëzuar këtë proces me votat për zgjedhjen e presidentit